VELIPOJE – Një 48-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë sipër një objekt në ndërtim e sipër të cilin ai e ruante. Policia ka marrë informacion rreth orës 16:30 se në vendin e quajtur Plazh Velipojë, u gjet i pajetënga familjarët e tij. Nikë Leka banues në fshatin Pulaj, Plazh Komuna Velipojë. 48-vjeçari ishte i punësuar si rojë në këtë objekt në ndërtim.

Në vendin e ngjarjes u dërgua grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të vdekjes së Lëkës, ndërsa nga informacionet e para mendohet se është vdekje aksidentale. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)