Dy të rinj janë arrestuar në Velipojë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, pasi kanë kanosur dhe tentuan që t'i marrin makinën një 20-vjeçari.
Të arrestuar janë Elis Lekndreaj 22 vjeç dhe K.L. 17 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim 20-vjeçari me inicialet F.M. të tre banues në qytetin e Shkodrës.
Të arrestuarit dhe i kërkuari në 25.07.2016 në bashkëpunim në vendin e quajtur fshati Pulaj-Plazh, Njësia Administrative Velipojë kanë kanosur dhe tentuar që t'i vjedhin më dhunë automjetin tip 'Ford' shtetasit me inicialet N.N. 20 vjeç, banues në lagjen 'Mark Lula' Shkodër.
Gjithçka duket e planifikuar mirë, pasi dy të arrestuarit njiheshin më parë me 20-vjeçarin që tentuan t'i vidhnin makinën, pasi jetonin të tre në një lagje në Shkodër te "Mark Lula".
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com