Një 33 vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e një lokali në Velipojë.
"Ersild Ishmi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 28 qershor të muajit të kaluar, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit Ersild Ishmit.)', informoi sot policia.
Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua pas konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.