VELIPOJE - Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me kallamishte në fshatin Ças të Velipojës. Punonjësit e ADZM dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll.
Zjarri ndodhet jashtë shtëpive të banimit, por rrezikon kurorën e gjelbër të Velipojës e cila është shpallur zonë e mbrojtur. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para nga zjarri i cili duket i përmasave të mëdha ndërsa përhapja e tij favorizohet edhe nga era e fortë.
Komento