Veliu:Berisha ka dijeni për vrasjen e
Remzi Hoxhës,ja ku fshihet Kumbaro

Veliu:Berisha ka dijeni për vrasjen e<br />Remzi Hoxhës,ja ku fshihet Kumbaro
TIRANE-Gazetari Muhamed Veliu në një intervistë për “Report Tv” është shprehur se vrasja e Remzi Hoxhës ishte krim shtetëror dhe se është e pamundur që Sali Berisha të mos jetë në dijeni të kësaj çështjeje.
 
Veliu tha se Ilir Kumbaro ka pasur mbështetje financiare nga Tirana e cila i ka siguruar edhe një pasaportë që ai të mund të fshihej në një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.
 
Veliu sqaroi se familja e Remzi Hoxhës nuk kërkon të hakmerret por thjesht kërkon që të gjejë eshtrat e tij, ndërsa ai është i bindur se trupi nuk do të gjendet sepse kjo do të bënte që të akuzuarit të dënoheshin edhe me burg të përjetshëm.
 
Intervista
Si mundi Ilir Kumbaro që t’i shpëtojë drejtësisë britanike?
Në momentin kur Ilir Kumbaro nuk kishte më shpresë për ta bllokuar ekstradimin ai u zhduk atë ditë kur gjykata do të shqyrtonte çështjen e tij dhe më rezulton se një natë përpara kësaj seance ai ka pasur një telefonatë me avokatin, një prej ekspertëve të çështjeve të ekstradimeve në Britaninë e madhe i cili ka sugjeruar se përballë dokumenteve të mbërritura nga Tirana bllokimi i ekstradimit do të ishte i pamundur. Ilir Kumbaro supozohej që në orën 14:00 të paraqitej në gjykatë, por nuk u paraqit asnjëherë. Ai duhet të rrinte në shtëpi nga ora 8 e darkës deri në 8 të mëngjesit dhe pastaj të lëvizte i lirë, ai kishte në këmbë një aparaturë që çonte sinjal në rajonin e policisë për vendndodhjen. Në harkun kohor të lirisë ai supozohet të ketë dalë nga shtëpia dhe e ka prerë pajisjen që çonte sinjal vetëm në pajisjen që ishte në shtëpinë e tij, ai ka prerë pajisjen dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për tu fshehur.
 
Mundej që Ilir Kumbaro t’i arratisej në këtë mënyrë Britani?
Besoj se Ilir Kumbaro ka pasur suport të fuqishëm nga Tirana sepse nuk është e lehtë të ikësh nga Britania sidomos kur kushte një çështje të tillë. Aq më tepër kur ke profil të tillë, ai u bë subjekt i shumë kronikave televizive nga stacionet britanike. Ai u arrestua fillimisht dhe qëndroi me arrest me burg me 11 muaj. Unë them se ka pasur suport financiar nga Tirana madje dyshoj që i është dhënë dhe një pasaportë me identitet të rremë për tu larguar. Kumbaro fshihet në një vend ku shteti shqiptar nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Nuk e di vendin, nëse do ta dija do ta thoja. Jam angazhuar në këtë çështje për të qëndruar në krah të familjes së Remzi Hoxhës që kërkon eshtrat e familjarit. Është krim shtetëror. Niveli i suportit, i mbështetjes dhe vendfshehjes është si nëpër filma.
 
 
Si vijuan më pas në Britani kërkimet për gjetjen e Ilir Kumbaros? 
Në dijeninë time menjëherë skuadra e ekstradimeve ngriti një grup pune për të gjurmuar dhe për të sjellë para drejtësisë ish-njeriun e SHIK-ut Ilir Kumbaro ku kanë kaluar 5 vite dhe kërkimet kanë rezultuar jo efikase. Do të thote se  niveli i suportit, mbështetjes dhe i vendfshehjes është me të vërtetë njësoj si nëpër filma paçka se Ilir Kumbaro është 60 e kusur vjeç ai gëzon një suport të madh.

Si e cilëson arratisjen drejtësia britanike këtë çështje? 
Detektivët britanikë të cilët janë duke gjurmuar rastin e Ilir Kumbaros janë shumë të rezervuar sepse prej 5 vitesh hetimi vijon. Jam shkëputur prej 6 vitesh nga Britania por në dijeninë time të gjitha hetimet se kush e ndihmoi Kumbaron të largohet nuk kanë pasur rezultat.
 
Çfarë di Ilir Kumbaro për zhdukjen e Remzi Hoxhës? 
Nga të gjithë informacionet që unë kam, madje unë kam bërë edhe një intervistë  me një person tjetër që është rrëmbyer nga Shërbimi Informativ Kombëtar, ai jeton ën Holandë ka statusin e azilantit politik Abdyl Loshaj i cili në atë intervistë më ka rrëfyer se të gjithë procesin e marrjes në pyetje dhe të anës operacionale në terren në Vain të Lezhës e ka drejtuar Ilir Kumbaro ndërsa shefat e tij në Tiranë vetëm sa kanë urdhëruar. Është njeriu i drejtpërdrejtë në terren që ka marrë në pyetje Zizi Kristopulin, Abdyl Loshin dhe të ndjerin Remzi Hoxha.
  
Deklarata e Berishës se nuk e njihte Hoxhën dhe se ka dëgjuar vetëm nga Adem Demaçi dhe kundërshtia e Fatos Klosit i cili deklaron të kundërtën duke shtuar se Berisha i pajisi edhe me pasaporta diplomatike ata që torturuan Remzi Hoxhën, si e shikon këtë debat? 
Më vjen mirë se kjo çështje është risjellë në vëmendje pasi familja e Remzi Hoxhës nuk kërkon të hakmerret, por vetëm një varr ku çdo vit të shkojnë të vendosin një tufë me lule. Sa i përket dinamikës së ngjarjeve kush kishte apo jo dijeni se po flasin personash te kohës, unë nuk jam në brendësi, por kur për një ngjarje të tillë që sipas SHIK flitej se po bëhej konspiracion kundër Berishës, është e pamundur që Berisha të mos kishte informacion për ngjarje të këtij dimensioni pasi ai merret edhe me ngjarje nga më të voglat dhe jo më të mos dinte arrestimin e këtyre tre personave. Ne dëgjuam dëshminë e Klosit një njeri që ka dijeni për zhvillimin e nagjrejve por edhe të Izet Haxhisë që ngulmon se Berisha kishte dijeni për këtë ngjarje. Nuk e përjashtoj faktin që Berisha mund të ketë pajisur me pasaporta diplomatike pasi në dijeninë time në Britaninë e Madhe kanë gjetur strehë shumë njerëz që kanë punuar për Shërbimin Informativ Shtetëror në kohën e Berishës. Pra kanë sajuar alibi nga më të ndryshmet për tu fshehur për vetë rolin që ata kanë pasur në shërbim.
 
Mendoni se do të gjendet kufoma e Remzi Hoxhës? 
Unë e kam thënë edhe privatisht edhe para familjarëve të Hoxhës por do e them edhe publikisht unë mendoj që trupi i Remzi Hoxhës nuk do të gjendet asnjëherë sepse të akuzuarit akuzohen vetëm për rrëmbim dhe zhdukje personi dhe sipas kodit penal  kjo vepër dënohet deri në 15 vite dhe nëse trupi gjendet bëhet fjalë për vrasje dhe mund të dënohen edhe përjetë dhe askush nga protagonistët e kësaj ngjarje nuk do të dënohet përjetë. I kanë shortuar drejtësisë ata të cilët janë gjykuara në Tiranë, ndërsa njeriu që ka marrë një dënim prej vitesh nuk e vuan këtë dënim dhe i fshihet drejtësisë shqiptare me atë arratisje spektakolare që bëri 5 vite më parë në Britaninë e Madhe.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë