Veliu: Ju tregoj intervistën me
predikuesin e terroristit në Londë

Gazetari Muhamed Veliu i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar sulmin në Londër ka deklaruar se disa vite më parë kur jetonte në Britani ka intervistuar në një xhami Abu Hamza, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeen, autorin e sulmit të sotëm.
 
Para disa vitesh në 2004, kam intervistuar në një xhami në Londër Abu Hamza, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeen, autorin e sulmit të sotëm dhe ky i fundit ishte krahu i djathtë i tij.
 
Unë e kam intervistuar, pasi në atë xhami shkonin edhe të rinj shqiptarë. Xhamia më pas u mbyll, pasi u identifikua si vatër kur predikohej Islami radial dhe u mbyll, pasi predikimi bëhej me atoporlant
” tha ai.
 
Autori i sulmit në Londër është Abu Izzadeen, një qytetar britanik 42 vjeç, lindur në 18 prill 1975 në Hackney, në një familje të krishterë në lindje të Londrës dhe me origjinë nga Xhamajka.
 
Ai ishte zëdhënës i organizatës terroriste  Al Ghurabaa, një matricë islamike e cila që nga viti 2006 bën pjesë në listën e organizatave të rrezikshme.
 
Ai shquhej si një element radikal i cili propagandonte islamin, justifikonte terrorizimin si pjesë të mësimeve të Profetit
 
Terroristi Abu Izzadeen, pjesë e organizatës terroriste Al Ghurabaa është dënuar dy herë.
 
Fillimisht ai u dënua për mbledhje të fondeve për terroristët dhe në muajt e fundit u lirua me kusht që të mos largohej nga vendi, por u largua në Hungari me pasaportë false.
 
Është arrestuar në Hungari duke tentuar që të shkonte në Siri, ndërsa kur policia i kërkoi ID ai i dha Kuranin, ndërkohë që kishte pasaportë të falsifikuar, më pas u ekstradua në Britani dhe u dënua sërish.
 
Abu Izzadeen ka qenë një prej njerëzve që ka radikalizuar qindra të rinj në Londër, ka lidhje me botën ekstremiste.
 



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve