Veliu në Shkodër, Ulqinaku: Në qytet ekzistojnë më shumë se 4 banda që qeveria bashkëpunon

Veliu në Shkodër, Ulqinaku: Në qytet ekzistojnë më shumë se 4 banda që qeveria bashkëpunon

Ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas vizitës së drejtorit të Policisë Ardi Veliu në Shkodër duke ironizuar porositë që ai la. Ulqinaku tha se Veliu ishte në Shkodër për të lënë porosi për hajdutët e biçikletave.

Sipas Ulqinakut, Shkodra nuk është shquar kurrë për vjedhje dhe nuk është kjo që kërcënon jetën e shkodranëve. Ajo ka shtuar se në Shkodër ekzistojnë më shumë se 4 banda dhe qeveria sipas saj bashkëpunon me ta.

"Ardi Veliu viziton Shkodrën dhe lë porosi për hajdutët e biçikletave! Në analizën për vitin 2019 të zhvilluar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Veliu ka deklaruar se është ndër vitet e suksesshme të Policisë së Shtetit dhe ka dhënë vlerësime për ngjarje të renda kriminale.
Por sipas tij, ajo që shqetëson më së tepërmi qytetarët e Shkodrës janë vjedhjet e sendeve me vlerë dhe sidomos të banesave e biçikletave.

Të nderuar drejtues të Policisë që rrini e sbëzani kur budallepset shefi e duartrokisni dhe i miratoni çdo lajthitje, Shkodra nuk është shquar kurrë për vjedhje dhe nuk është kjo që kërcënon jetën e shkodranëve. Ajo që shqetëson bashkëqytetarët e mi dhe po i bën të braktisin vendin janë presionet nga bandat. Ekzistojnë më shumë se 4 banda në Shkodër që ju dhe Qeveria juaj bashkëpunon. Ato sillen në qytet të lirë dhe të pashqetësuar gjobisin bizneset. Në 2017, ato blenë vota pafund për llogari të Edi Ramës, me lekët e drogës. Ju e dini fort mirë që zonat e thella të Shkodrës janë zënë për kultivimin e lendëve narkotike dhe kjo as nuk diskutohet në mbledhjet që organizoni. Ajo që po bëni është vetëm SHOË, prandaj meqë keni 6 vite që nuk bëni detyrën, mos ejani në Shkodër e të na bllokoni qendren e qytetit." tha Ulqinaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoderlocja: 25/01/2020 21:44

    Moj zonje flisni me emra pse keni frike ose nese e dini cfare behet denoncoi. Keni 2 vjet qe rrihni uje kot ne tavan 4 banda e vec 1 kapet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën