‘Vëllai i Madh’ dënon Luizin, ja çfarë rregulli theu këngëtari

‘Vëllai i Madh’ dënon Luizin, ja çfarë rregulli theu këngëtari

Luiz Ejlli

Mëngjesi i sotëm shtëpia më e famshme në Shqipëri  është “izoluar” kudo me letra higjienike, përmes një zarfi, vëllai i madh njoftoi banorët se ata duhen të kalonin nga njëra pjesë e shtëpisë në tjetrën, pa i prekur dhe shkëputur letrat higjienike.

Sfida duhet të zbatohet nga të gjithë dhe banori i cili thyen rregullin, do të marrë një letër në vazon me gogla që ndodhet në dhomën e ndenjjes, në të cilën janë shkruar disa dënime.

Pasi banori i cili shkel rregullin kryen dënimin, ai do vijojë sërish jetesën normalisht si të gjithë banorët e tjerë, në të njëjtat kushte.

Luiz Ejllit i ka rënë një dënim mjaft interesant, ai duhet të qëndrojë dorë për dore me 1 banor për 1 orë. Këngëtari i njohur ka zgjedhur që dënimin ta bëjë me partneren e tij, Kiara Tito.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël