Vëllai i Remzi Hoxhës:
Varri ska për të ngelur bosh

Vëllai i Remzi Hoxhës: <br />Varri ska për të ngelur bosh
TIRANE- Vëllai i Remzi Hoxhës, Nexhmedini, i cili kishte ardhur dje me familjarë të tjerë enkas nga Kosova për të respektuar përcjelljen në banesën e fundit të prokurorit Xhevat Hana, thotë për "Shqiptarja.com" se e ndiente për detyrim pjesëmarrjen në varrimin e njeriut që u përpoq me përkushtim profesional, të zbardh fatin e vëllait të tyre.

Megjithëse, ai është pesimist për një drejtësi të shpejtë ndaj autorëve që ideuan, rrëmbyen dhe vranë vëllain e tyre, deklaron se familja, nuk do të heqë dorë kurrë së kërkuari dhe hetuari privatisht derisa trupi i vëllait të prehet i qetë në varrin që ka bosh në Kosovë. "Pavarsisht nga çfarë bëjnë njerëz të fuqishëm me pushtet, duke përdorur çfarëdolloj mënyrash për ta mbuluar krimin që kanë bërë, ne si familje, si fis, jemi të betuar që nuk do ta lemë bosh atë varr. Sa do të vonojë, një ditë e vërteta e fatit të vëllait tonë do të dalë në dritë, është amanet brez pas brezi dhe do të kryhet sa të kemi frymë ne, fëmijët tanë, nipërit, gjithë brezat. Janë bërë si shumë vdekjet jo natyrale të njerëzve që janë marë me këtë çështje por kjo nuk na frikëson, ne si familje nuk do ndalemi kurrë", thotë Nexhmedin Hoxha, vëllai i biznesmenit të rrëmbyer e zhdukur nga SHIK gjatë vitit 1995.

Familjarët e Remzi Hoxhës kanë plot 16 vjet që kërkojnë një varr për njeriun e tyre, por ende nuk kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e trupit të tij. Informacioni i fundit për vendndodhjen e ti, tregon se gjurmët e Hoxhës, janë zhdukur në ish zyrat e SHIK në Vain të Lezhës, ku ai është pyetur dhe torturuar së bashku me Avdyl Loshajn i cili mundi të arratiset duke u hedhur nga një lartësi e madhe e katit të dytë në muajin Tetor të vitit 1995.
( ne foto Remzi Hoxha)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete