'Vend me përparësi kritike'/ NATO, dokumentar për bazën ajrore të Kuçovës: Pse zgjodhëm Shqipërinë (VIDEO)

'Vend me përparësi kritike'/ NATO, dokumentar për bazën ajrore të Kuçovës: Pse zgjodhëm Shqipërinë (VIDEO)

Bazë ajrore e NATO-s (Foto ilustruese)

NATO i ka kushtuar një dokumentar bazës ajrore të Kuçovës, ku Gjenerali Tod Wolters e cilëson Shqipërinë si një vend me rëndësi kritike. “Afërsia me rajonin lidhur me të gjithë kontinentin europian. Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut, kur shikon krahun jugor të kontinentit europian, është e rëndësishme paqja dhe prosperiteti. Për këtë arsye, Shqipëria në Ballkan, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, bëhet një vend me rëndësi kritike”, shprehet Gjenerali Tod Wolters. 

Dokumentarin e ka ndarë vetë kryeministri Rama

E plotë

Një varrezë aeroplanësh MiG ndohet në Shqipëri. Mig 15, 17 dhe 19 nuk përdoren më. Aeroplanët i përkasin kohës së regjimit komunist shqiptar.Vendodhja e tyre është baza ajrore e Kuçovës. Në Kuçovë ka pasur gjithnjë e më pak aktivitet me kalimin e viteve. NATO ka rënë dakord të investojë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e Kuçovës.

“Modernizimi i bazës ajrore të Kuçovës është shumë i rëndësishëm. Tregon se Aleanca është shumë aktive në të gjithë rajonin tonë. Kjo tregon gjithashtu se Shqipëria është një anëtar i besueshëm i NATO-s. E gatshme të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në të mirë të paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

Modernizimi do ta sjellë Kuçovën në standartet e NATO-s. Modernizimi përfshin riparimin e pistës të asfaltit dhe të depos dhe i shton rajonit një bazë ajrore të NATO-s.

“Afërsia me rajonin lidhur me të gjithë kontinentin europian. Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut, kur shikon krahun jugor të kontinentit europian, është e rëndësishme paqja dhe prosperiteti. Për këtë arsye, Shqipëria në Ballkan, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, bëhet një vend me rëndësi kritike”, tha nga ana tjetër, Gjenerali Tod Wolters

Shqipëria hyri në NATO në vitin 2009. Ata kanë kontribuar për shumëfishimin e misioneve të NATO-s, përfshi Bosnjë-Hercegovinë, Kosovën dhe kanë dhënë në mbështetje të vendosur.

“Sot, rreth 10% e forcave tona të armatosura është dislokuar në operacione dhe ne do të na pëlqente të mendonim se nuk jemi thjesht konsumatorë të sigurisë, por jemi edhe eksportues të sigurisë”, shprehet Olta Xhaçka.

Përtëritja e Kuçovës përfaqëson vazhdimin e bashkëpunimit Shqipëri-NATO

“Të qenit pjesë e NATO-s, i jep vendit një burim të ri energjie për të ecur përpara dhe kjo është absolutisht ajo që na bën të ndihemi me kaq fat të jemi pjesë e kësaj organizate”, shprehet kryeministri Edi Rama, gjatë videos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite