TIRANË - Presidenti Bujar Nishani ka shpallur fillimin e procedurave për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Lartë.
Në një njoftim të presidencës thuhet se, “në zbatim të ligjit numër 151/ 2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të njoftimit nga Kryetari i Gjykatës së Lartë mbi një vend vakant që pritet të krijohet, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, shpall fillimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë|.
Duke u mbështetur në këtë ligj, ditën e sotme presidenti Nishani ka njoftuar publikisht, në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe afatin, brenda të cilit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesat.
Afati për të paraqitur kërkesat fillon ditën e mërkurë, datë 22 janar 2014 dhe përfundon ditën e mërkurë, datë 5 shkurt 2014. Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin.
JA DOKUMENTET QE DUHEN DOREZUAR
1- Kërkesë me shkrim
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar)
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën ose nga dhomat kombëtare të avokatisë, noterisë, përmbarimit, etj.
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com