Vendet anëtare të BE: 'Ok' çeljes
së negociatave me Shqipërinë

Bruksel- Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë sot dakort me rekomandimin e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Zëri i Amerikës ka zbardhur diskutimet e kryediplomatëve të BE, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë në Bruksel. 

Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thekson teksti.

Ajo çfarë është për t’u theksuar, lidhet me hapësirën që i lihet Komisionit, për të mos pritur kalendarin për Zgjerimin por që të mund t’i drejtohet vendeve anëtare më parë, nëse vëren përparim. “Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, dhe do të rimarrë në shqyrtim Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm”, thekson teksti.

Vendet anëtarëve kërkojnë nga Shqipëria që ajo të ecë përpara me 5 përparsitë kyçe.

Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioritetet kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave”. 

Negociatat, Lajçak: Shqipëria ka bërë progres, ende s'kemi datë
Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të Bashkimit Europian, ka deklaruar se BE ende nuk ka datë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, por theksoi se është shënuar progres.
 
Pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Lajçak tha në një konferencë për mediat se Shqipëria duhet të miratojë reformat dhe të nisë nga zbatimi reforma në drejtësi.
 
"Këshilli ka ndjekur mjaft afër zhvillimet dhe sigurisht që prioriteti mbetet implementimi i legjislacionit dhe këtu përfshihet edhe kushti i zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk kemi ende një datë, por do të shohim progresin e shënuar nga vendi. Të shohim nëse Shqipëria do të arrijë të përmbushë kriteret
", u shpreh Lajçak. 

Negociatat për Shqipërinë Hahn: Do gjejmë zgjidhje
Është mbledhur sot Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për të shqyrtuar rekomandimin për Shqipërinë për çeljen e negociatave.
 
Në nëntor të këtij viti, KE i rekomandoi Këshillit të Ministrave çeljen e negociatave për Shqipërinë, me kusht zbatimin e ligjit të Vettingut.

Në raportin që do të diskutohet sot në Bruksel theksohet se "Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e 5 prioriteteve kyçe.
 
Ndryshimet kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016. Ka një progres të dukshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të zbatohet Vettingu, ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Reforma e administratës publike ka filluar të zbatohet, është intensifikuar lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.
 
Komisioni rekomandon hapjen e negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë
".

Para fillimit të mbledhjes, Komisioneri Johannes Hahn deklaroi se, do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për qytetarët shqiptarë.

Ndërkaq rekomandimi i KE do i paraqitet Këshillit të Ministrave të Europës të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe do të jetë ky organi që do të vendosë përfundimisht datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
 
Duhet që 27 vendet e Bashkimit Europian të kenë vendim unanim pasi vetëm edhe një votë e vetme do të nënkuptonte stopim të procesit.

Ne 15 dhjetor Keshilli Europian do të marre një vendim për rekomandimin e komisionit për hapjen e negociatave me kusht vetingun.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave