Vendet arabe 'stop' raporteve
diplomatike me Katarin
Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizim të rajonit. Sipas tyre ky vendim është marrë pasi pretendohet se Katari mbështet grupet terroriste.
Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizim të rajonit.
Sipas tyre Katari, mbështet grupet terroriste, përfshirë Shtetin Islamik.
Agjensia shtetërore saudite e lajmeve SPA thotë se Rijadi ka mbyllur kufijtë dhe kontaktet tokësore, detare e ajrore me Katarin, duke e izoluar gjerësisht.
Zyrtarët vendas citohen prej saj të pohojnë se një masë e tillë merret për mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe të ekstremizmit. Lëvizja e paprecedentë ka sjellë përçarjen më të fortë mes shteteve të fuqishme të Gjirit, të cilat janë dhe aleate të ngushta të Uashingtonit.
Mosmarrëveshjet vijnë dy javë pasi të njëjtat vende bllokuan sitet e lajmeve të Katarit, ku ishin shfaqur “online” kritikat e rrepta të emirit Al-Thani kundër Arabisë Saudite.
Doha, kryeqyteti i Katarit reagon duke u shprehur se këto vende duan ta vendosin shtetin nën tutelën e tyre.Bahrain, Egjipti , Arabia Saudita dhe Emiratet publikuan vendimin e tyre për të ndërprerë mrrëdhëniet diplomatike me Katarin.
Një vendim i tillë do të ketë efekte pasi Katari është një shtet i pasur me naftë dhe që në 2022 pret të zhvillojë Kampionatin Botëror të Futbollit.Bahrein akuzon Katar për nxitje të medias, mbështetje të aktiviteteve terroriste, dhe financim për të mbrojtur kaosin .Edhe Jemeni ndërpret marrëdhniet me Katarin duke e akuzuar se mbështet grupet rebele krah Iranit.Katar është përjashtuar edhe nga koalicioni I cili po ndërhyn ushtarakisht në Yemen.
Nga ana tjetër sekretari amerikan i shtetit Tillerson u bëri thirrje shteteve arabe të ruajnë qetësinë në këtë betejë diplomatike
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
67.3%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1127
Lajme të tjera
-
S’ka surpriza! Rama rikandidon të gjithë kryebashkiakët aktual në qarkun e Beratit
25 Mars, 21:27
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual
25 Mars, 21:17
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
25 Mars, 21:11
-
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë
25 Mars, 21:10
-
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë
25 Mars, 21:08
-
Barazimi në Izrael, trajneri i Kosovës: Paraqitje e mirë, s'më pëlqeu rezultati
25 Mars, 21:02
-
Putin zbulon detaje nga takimi me presidentin kinez: E ftova në apartamentin tim, folëm për çështjet globale ndërsa pinim çaj
25 Mars, 20:40
-
Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë
25 Mars, 20:22
-
Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin
25 Mars, 20:14
-
Zvicra 'shuplakë' Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi (GOLAT)
25 Mars, 20:07
-
Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)
25 Mars, 19:58