Vendet e BE-së duhet të rrisin 
fondet për të sistemuar refugjatët

Vendet e BE-së duhet të rrisin <br />fondet për të sistemuar refugjatët
Brukseli zyrtar ka kritikuar vendet anëtare të Bashkimit Europian të angazhohen më seriozisht në përpjekjet për shpërndarjen dhe sistemimin e refugjatëve.

Komisioneri evropian i emigracionit, Dimitris Avramopulous deklaroi se fondi i lëvruar 200 milionë për të ndihmuar vendet e Afrkës së Veriut në ndalimin e  refugjatëve afrikanë është i pamjaftueshëm.

Megjithatë, ai shprehu konsideratë të lartë për vendet e BE-së që po bashkëpunojnë në pranimin e azilkërkuesve të vendosur në kampet e refugjatëve në Greqi dhe Itali.

Numri total i azilkërkuesve të vendosur në vendet e BE-së që në muajin qershor arriti në 24.676 në total.

Pjesa më e madhe vijnë nga Greqia (16.083)dhe 7873 nga Italia.

Avramopulous tha se thuajse të gjitha vendet po pranojnë dhe po transferojnë rregullisht refugjatë.

"Duke parë rezultatet e arritura, një gjë është e qartë˸ shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nëse ekziston vullneti politik. Italia në veçanti është nën presion të madh dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve të përshpejtojnë sistemin e refugjatëve nga Italia. BE-ja  do të garantojë që të gjitha vendet anëtare të përmbushin detyrimet për shpërndarjen e azilkërkuesve", u shprehu Avramopulous.

Ndaj Polonisë, Republikës Ҫeke dhe Hungarisë janë vendosur masa kufizimi për shkak se nuk kanë pranuar të përfshihen në planin e rehabilitimit të refugjatëve.

Numri i refugjatëve të pasistemuar nga Greqia pritet të rrite nga 4800 në 6800.

20.000 emigrantë nga Eritrea kanë mbërritur në brigjet italiane që nga fillimi i 2016 dhe 10.000 veta janë regjistruar për t' u zhvendosur.

Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në në skemën e sistemimit të refugjatëve.

Suedia ka pranuar azilkërkues deri në 60%.
 
Komisioneri i emigracionit tha se marrëveshja me Turqinë e cila vepron si një zonë e zbutjes të inflacionit të refugjatëve po funksionon sipas planit.

BE-ja ka firmosur me Turqinë një marrëveshje bashkëpunimi  në Marsin e 2016.

Është vendosur se për ҫdo sirian të larguar nga ishujt e Greqisë, një tjetër sirian do të zhvendoset nga Turqia drejt njërit prej vendeve të BE-së.

Numri i refugjatëve të zhvendosur sipas marrëveshjes ka arritur në 7806.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi