Vendet e BE-së të rrisin fondet
për sistemimin e refugjatëve
Brukseli zyrtar ka kritikuar vendet anëtare të Bashkimit Europian të angazhohen më seriozisht në përpjekjet për shpërndarjen dhe sistemimin e refugjatëve. Komisioneri evropian i emigracionit, Dimitris Avramopulous deklaroi se fondi i lëvruar 200 milionë € për të ndihmuar vendet e Afrkës së Veriut në ndalimin e refugjatëve afrikanë, është i pamjaftueshëm.
Brukseli zyrtar ka kritikuar vendet anëtare të Bashkimit Europian të angazhohen më seriozisht në përpjekjet për shpërndarjen dhe sistemimin e refugjatëve.
Komisioneri evropian i emigracionit, Dimitris Avramopulous deklaroi se fondi i lëvruar 200 milionë
€ për të ndihmuar vendet e Afrkës së Veriut në ndalimin e refugjatëve afrikanë, është i pamjaftueshëm.
Megjithatë, ai shprehu konsideratë të lartë për vendet e BE-së që po bashkëpunojnë në pranimin e azil kërkuesve të vendosur në kampet e refugjatëve në Greqi dhe Itali.
Numri total i azilkërkuesve të vendosur në vendet e BE-së që në muajin qershor arriti në 24.676 në total.
Pjesa më e madhe vijnë nga Greqia (16.083) dhe 7873 nga Italia.
Avramopulous tha se thuajse të gjitha vendet po pranojnë dhe po transferojnë rregullisht refugjatë.
"Duke parë rezultatet e arritura, një gjë është e qartë˸ shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nëse ekziston vullneti politik. Italia në veçanti është nën presion të madh dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve të përshpejtojnë sistemin e refugjatëve nga Italia. BE-ja do të garantojë që të gjitha vendet anëtare të përmbushin detyrimet për shpërndarjen e azilkërkuesve", u shprehu Avramopulous.
Ndaj Polonisë, Republikës Ҫeke dhe Hungarisë janë vendosur masa kufizimi për shkak se nuk kanë pranuar të përfshihen në planin e rehabilitimit të refugjatëve.
Numri i refugjatëve të pasistemuar nga Greqia pritet të rrite nga 4800 në 6800.
20.000 emigrantë nga Eritrea kanë mbërritur në brigjet italiane që nga fillimi i 2016 dhe 10.000 veta janë regjistruar për t' u zhvendosur.
Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në në skemën e sistemimit të refugjatëve.
Suedia ka pranuar azilkërkues deri në 60%.
Komisioneri i emigracionit tha se marrëveshja me Turqinë e cila vepron si një zonë e zbutjes të inflacionit të refugjatëve po funksionon sipas planit.
BE-ja ka firmosur me Turqinë një marrëveshje bashkëpunimi në Marsin e 2016.
Është vendosur se për ҫdo sirian të larguar nga ishujt e Greqisë, një tjetër sirian do të zhvendoset nga Turqia drejt njërit prej vendeve të BE-së.
Numri i refugjatëve të zhvendosur sipas marrëveshjes ka arritur në 7806.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14