Vendet e BE-së rekomandojnë "fuqishëm" testimin e detyrueshëm për udhëtarët nga Kina

Vendet e BE-së rekomandojnë

Foto ilustruese

Kina aktualisht po goditet nga një valë masive e virusit korona. BE-ja diskuton masa mbrojtëse. Ndër të tjera rekomandohen teste të detyrueshme.

Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspertëve shëndetësorë nga shtetet anëtare në Bruksel, se vendeve të BE-së u kërkohet "fuqishëm" të kërkojnë para nisjes për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina në Evropë një test negativ të koronës jo më të vjetër se 48 orë. Në të njëjtën kohë, është vendosur që në fluturimet për në Kinë dhe nga Kina për në Evropë të mbahen edhe maskat.

Ata gjithashtu rekomandojnë që udhëtarët nga Kinatë testohen kohë pas kohe kur të arrijnë në BE. Nëse është e nevojshme mostrat pozitive duhet të analizohen më tej. Përveç kësaj do të kontrollohen edhe ujërat e zeza në aeroportet, ku mbërrijnë avionët nga Kina. Masat e caktuara tani do të rishqyrtohen në mes të janarit. Vendimet nuk janë të detyrueshme për shtetet e BE-së, por konsiderohen si një udhëzues i rëndësishëm.

Shifrat do të jenë të larta deri në mars?

Më pak se një muaj pas përfundimit të strategjisë zero-COVID që ishte ndjekur për gati tre vjet, disa qindra milionë njerëz në Kinë tashmë janë infektuar me virusin korona. Nga data 8 janar, detyrimi për karantinim kur hyn në Kinë nuk do të zbatohet më. Sipas ekspertëve, shpërthimi i madh i shifrave të larta pritet të zgjasë deri në mars ose prill. Numrat e saktë të personave të infektuar nuk dihet, sepse autoritetet kanë ndaluar publikimin e të dhënave epidemiologjike

Disa vende të BE-së si Italia, Franca dhe Spanja tashmë kanë shtrënguar rregullat e hyrjes në këto vende për udhëtarët nga Kina. Edhe Britania e Madhe, Kanadaja, Koreja e Jugut, SHBAdhe Australia kanë futur kufizime për shkak të valës së infeksioneve në Kinë. Kjo solli kujtimet e fillimit të pandemisë, kur rregullat në Evropë ndryshonin nga vendi në vend dhe ishin të vështira për udhëtarët t'i kuptojnë. Marrëveshja e së mërkurës tani synon të sigurojë një përgjigje të unifikuar nga BE.

Berlini do të monitorojë variantet e reja të virusit

Qeveria gjermane ka këërkur një zgjidhje unike evropiane.Sidoqoftë, Berlini ishte veçanërisht i interesuar në "vendosjen e monitorimit të variantit të virusit", tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Variantet e virusit korona të njohura më parë nga Kina janë të njëjta me ato që qarkullojnë në Gjermani. "Por sigurisht që ne duam të dimë sa më herët që është e mundur nëse ka ndonjë variant tjetër”, tha zëdhënësi.

Autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC ka paraqitur së fundi të dhënat e tij, sipas së cilave gjendja në Kinë nuk do të ketë ndonjë ndikim tepër të madh në situatën epidemiologjike në Evropë. Sipas ekspertëve, variantet e virusit në Kinë janë në qarkullim edhe në BE, ndaj nuk përbëjnë ndonjë sfidë për imunitetitn e qytetarëve të BE-së.

OBSH nuk sheh variante të reja

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), asnjë variant i ri virusi nuk është shfaqur pas shpërthimit të fundit të koronës në Kinë. Analizat e qendrës epidemiologjike kineze kanë treguar se variantet e omicron janë mbizotëruese. Nënvariantet BA.5.2 dhe BF.7 janë së bashku përgjegjës për 97.5 për qind të të gjitha infeksioneve. Të dhënat përputhen me ato të marra nga udhëtarët nga Kina.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti shqetësuese valën e fundit të infektimeve në Kinë. "Ne vazhdojmë t'i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, të rregullta dhe të besueshme për numrin e të infektuarve dhe shifrat e vdekjeve, si dhe varantet e virusit." Në të njëjtën kohë, OBSH tregoi mirëkuptim për vendet që kanë futur masa për udhëtarët nga Kina. Shkencëtarët kryesorë kinezë i raportuan agjencisë së OKB-së të martën për situatën në Republikën Popullore.

Fakti që shtetet e BE-së tani kanë rënë dakord për masa të reja është me rëndësi ede për shkak se të dhënat nga Kina konsiderohen të pamjaftueshme. Pekini kohët e fundit theksoi se ka qenë transparent në lidhje me përhapjen e fundit të virusit. Në të njëjtën kohë, Zyra e Jashtme atje u shpreh kundër masave për udhëtarët nga Republika Popullore./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër