Vendet e lira në 15 drejtori,
Rama:Aplikoni deri më 15 nëntor

Vendet e lira në 15 drejtori,<br />Rama:Aplikoni deri më 15 nëntor<br>
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mëngjesin e sotëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të drejtuesve në Drejtorinë e Prëgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kreu i qeverisë iu bën thirrje të interesuarve të aplikojnë deri më datë 15 nëntor, si dhe të njihen me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit.

"MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor🌹Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t'u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje. Forca 💪 dhe suksese", shkruan Rama.

rama fb
(Postimi i Edi Ramës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf