Vendet në konflikt në këtë Vit të Ri/ Ukrainë, Siria, Jemeni dhe Sudani s’trokasin gotat sonte

Ndërsa shumë vende të botës bëhen gati për të festuar natën e ndërrimit të viteve, ka shumë shtete të tjera që nuk kanë luksin për të festuar, pasi fishekzjarret janë zëvendësuar nga raketa dhe plumba armësh. Siria është një nga vendet që ka mbi një dekadë i përfshirë në luftë të ashpër civile, ndërsa numërohen qindra mijëra të vdekur, të plagosur dhe miliona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Situata paraqitet tragjike edhe sot, teksa nuk dihet si do të marrë fund ky konflikt.

Jemeni gjithashtu është përfshirë nga një luftë e madhe civile që i ka marrë jetën mijëra njerëzve, ndërsa qindra mijëra të tjerë vuajnë pasojat e konfliktit civil që ka gati një dekadë që zgjat. Lufta është e ashpër, uria ka pllakosur në vend dhe askush s’e di kur do të marrë fund ky konflikt.

Afganistani mbetet një vend jashtëzakonisht i paqëndrueshëm dhe i brishtë. Dhuna vazhdon të minojë zhvillimin e vendit, me pothuajse dy të tretat e popullsisë afgane që jeton në zona të prekura drejtpërdrejt nga konflikti, duke shkaktuar zhvendosje të vazhdueshme të brendshme

Fillimin e Luftës Civile Somaleze shumë organizata e vendosin në vitin 1991. Pavarësisht nga një sërë krizash të vazhdueshme në Somali , dhuna dhe brutaliteti i konfliktit janë të përmasave horror. Tre dekada paqëndrueshmërie ka dobësuar sistemin shëndetësor të vendit dhe ka minuar aspekte të tjera kyçe të infrastrukturës së tij, duke lënë 7.7 milionë njerëz në nevojë për ndihmë humanitare – mbi 5 milionë prej të cilëve janë fëmijë. Pjesë të mëdha të vendit nuk janë nën kontrollin e qeverisë.

Një dekadë konflikti të armatosur në rajonin perëndimor të Sahelit të Afrikës ka rezultuar në një përkeqësim të situatës humanitare në të gjithë Malin, Burkina Faso dhe Nigerin . Kriza nuk njeh kufij dhe ajo që filloi si dhunë në Mali në janar të vitit 2012, tani ka rezultuar në sulme në të gjithë rajonin.

Skena e një prej luftërave civile më të këqija ndonjëherë në historinë afrikane është ajo në Republikën Demokratike të Kongos. Ndikimi i kolonizimit të përgjakshëm të vendit nga Mbreti Leopold II i Belgjikës ndihet ende në këtë seri të vazhdueshme konfliktesh të dhunshme.

Lufta Civile e Republikës së Afrikës Qendrore mbush 11 vjeç në 2023-shin. Ajo që filloi në vitin 2012 si kryengritje ka rezultuar në përplasje etnike dhe fetare.

Para shpërthimit të konfliktit në dhjetor 2013, kishte arsye për të pasur shpresë për të ardhmen e Sudanit të Jugut. Shumë ishin optimistë se viti 2013 do të ishte një vit zhvillimi dhe përparimi. Në vend të kësaj, konflikti vazhdon të ketë pasoja të rënda për një vend ku zhvillimi njerëzor renditet ndër më të këqijtë në botë. Konflikti mori me shpejtësi një dimension etnik, i cili ndihmoi në zhvendosjen e mbi 4 milionë sudanezëve të jugut.

Një krizë tetëvjeçare në Ukrainën lindore është kthyer në konflikt të madh muajt e fundit. Më 21 shkurt 2022, gati tetë vjet pas një aksioni ushtarak në Krime, Federata Ruse njohu zyrtarisht pavarësinë e dy zonave jo të kontrolluara nga qeveria në Ukrainë përgjatë kufirit rus, Donetsk dhe Luhansk. Dy ditë më vonë, Ukraina shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare dhe sot kemi një nga krizat më të rënda të sigurisë në Evropë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen