“Komisioni i medias i ka shpallur në kundërshtim me ligjin 4 vende vakante për Autoritetin e Mediave Audiovizive”. Akuza vjen nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili deklaron se ky komision nuk duhej të kishte marrë një vendim të tillë në kushtet e mungesës së anëtarëve të opozitës. Boçi vë në dukje se ligji parashikon konsensus në vendimmarrjen për këto vende vakante.
"Këtu është që mazhoranca e vetme, se sigurisht ne jemi në bojkot, vazhdonte këtë lloj procesi, pasi ligji e parashikon që vendimarrja, është konsensuale, dhe vendimi i opozitës në këtë pjesë është krucial për zgjidhjen e çështjes dhe pasjen e një produkti mbi partitë politike." u shpreh Luçiano Boçi
Sipas Boçit, mandati i kryetares Endira Bushati përfundon në 2016 dhe në autoritetin e Mediave Audiovizive ka vetëm 3 vende bosh. Ai deklaron se Komisioni i Medias nuk ka tagër ligjor të përcaktojë përfundimin e mandatit të kryetares së AMA-s.
"Jam shprehur që një proces, për zgjedhjen e kreut të AMA i nisur keq, i vazhduar po kaq keq, po me këto shkelje kushtetuese, edhe ligjore, sigurisht edhe të rregullores së Parlamentit, nuk mund të ketë një përfundim shumë të lumtur por autoriteti në gjykimin tim e kishte drejtuesin dhe padrejtësisht në mënyrë abuzive, drejtimi u quajt i pavlefshëm." tha Boçi
Deputeti demokrat thotë se nuk kishte pse te perfshiheshin ne të njëjtin proces si zgjedhja e antareve ashtu dhe e kryetarit te AMA-s pasi ligji e parashikon qe procesi per zgjedhjen e kryetarit fillon 10 dite pasi jane zgjedhur anëtaret.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17