Vendet vakante në Gjykatën e Lartë
Nishani: Aplikimet deri në 15 dhjeto
Presidenti Nishani përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Presidentit Nishani, ka ftuar të gjitha subjektet e interesuara të dorëzojnë kërkesën e tyre për të qenë anbëtarë të Gjykatës së Lartë, duke nisur që nga data 5 deri më 15 dhjetor të këtij viti.
TIRANE - Presidenti Nishani përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
Në komunikatën e Presidentit Nishani, ftohen të gjitha subjektet e interesuara të dorëzojnë kërkesën e tyre për të qenë anbëtarë të Gjykatës së Lartë, duke nisur që nga data 5 deri më 15 dhjetor të këtij viti.
“Në vijim të procedurave (të cilat filluan më datë 10 tetor 2013 dhe vijuan më tej me datë 20 janar) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, si dhe me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët e rinj fillon ditën e premte, datë 5 dhjetor 2014 dhe përfundon ditën e hënë, datë 15 dhjetor 2014.” thuhet në komunikatën për shtyp
Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1- Kërkesë me shkrim;
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Ndërkaq, nënvizohet se dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në dy shpalljet e mëparshme për këto dy vende vakante, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit, është i vlefshëm.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.3%
-
Jo
76.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përurimi i Namazgjasë, Erdogan kujton myslimanët e vrarë: Izraeli dhe Netanyahu po bëjnë gjenocid në Gaza, po zgjerohet dhe në Liban! S'duan paqe! (E PLOTË)
10 Tetor, 17:42
-
Përurimi i Namazgjasë, Rama uron kryemyftiun e Tiranës, Bilal Teqja: Do jetë kryekujdestari i këtij tempulli
10 Tetor, 17:36
-
Revoltohet Berisha: Xhaminë e Namazgjasë nisa ta ndërtoja unë, por e bllokoi Rama! Ndërhyrja e Turqisë, e papranueshme
10 Tetor, 17:29
-
Zelensky krejt papritur shfaqet i gatshëm për armëpushim me Rusinë
10 Tetor, 17:25
-
“Problematikët” nisin të paguajnë! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik
10 Tetor, 17:22
-
Çelja e xhamisë së Namazgjasë/ 'Përqafim vëllazëror', Rama shtrëngon Erdogan pas fjalimit
10 Tetor, 17:13
-
Çelja e xhamisë së Namazgjasë, Rama falenderon Erdogan: Miku im, në shtëpinë tonë të vogël ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror
10 Tetor, 17:00
-
UNICEF: Një në tetë vajza përdhunohen ose abuzohen seksualisht para moshës 18 vjeçare
10 Tetor, 16:55
-
Itali/ Ishte nën arrest shtëpie, por me leje Gjykate për të shkuar në punë, 35-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër! Vlera 100 mijë euro
10 Tetor, 16:49
-
Lufta/ Forcat ukrainase sulmojnë depon e dronëve Shahed në Rusi
10 Tetor, 16:35
-
Erdogan mbërrin tek Xhamia e Namazgjasë për inaugurimin, pritet nga disa nxënës shkolle dhe kryeministri Rama
10 Tetor, 16:34
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor, 16:28