Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh urimi të veçantë për qytetarët e Vlorës. Kreu i qeverisë shkruan se Vlora është vendi ku kalonte stinën e verës si fëmijë dhe ku sot, sikur shprehet ai ka nderin të shërbejë edhe si deputet.

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Një urim i posaçëm për të gjitha familjet e Vlorës, pa dallim, gjyshërit, gjyshet, prindërit e fëmijët e Vlorës, nga bregu i detit deri thellë në malet e Labërisë, vendi ku kaloja verën si fëmijë e ku kam sot nderin e madh të shërbej edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Qoftë një vit i mbarë e me shëndet e me të mira për të gjithë ju, krejt pavarësisht bindjeve e simpative tuaja politike dhe me vargjet e mahnitshme për Vlorën, brendashkruar zemrës suaj:

Vlorën vetëm Vlorën

thelb e kam në zemër

Ditën e kam dritë

natën e kam ëndërr.

Postimi i kryeministrit Rama me urimin per qytetarët e Vlorës