Zjarret kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë në vend, duke djegur hektarë të tërë nga veriu në jug, ndërsa fatkeqësisht, në Gjirokastër u regjistrua edhe viktima e parë. Në një reagim për situatën, kryeministri Edi Rama bën me dije se në të gjithë vendin, ushtria dhe forcat e emergjencave civile vijojnë me operacionet për shuarjen e flakëve. Po ashtu ai i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës.
Ambasada e SHBA, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një video nga aksioni i Forcave të Armatosura nga ajri për shuarjen e flakëve dhe shkruan se se SHBA kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.
“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shkaktimit të viktimës së parë nga zjarret në fshatin Asim Zenel në Lunxhëri të Gjirokastrës. Ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, Basha akuzon qeverinë se është e papërgatitur për raste të tilla.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend me zjarret, që po djegin hektarë të tërë nga veriu në jug. Me një postim në Facebook, Rama thotë se ushtria dhe forcat e emergjencave civile po vijojnë me operacionet 'e vështira' për shuarjen e flakëve. Po ashtu, Rama i shpreh ngushëllime edhe familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës.
"Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.
Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër...", shkruan Rama.
Zv.kryeministri Erion Braçe shprehet se zjarri i vendosur në Lunxhëri është i qëllimshme dhe se fatkeqësisht shkaktoi një viktimë për shkak të papërgjegjshmërisë njerëzore. Braçe shkruan se autori do ta paguajë shtrenjtë pasi është kriminel dhe vrasës.
Nga zjarri në Gjirokastër mbeti viktimë Andrea Haxhiaj, cili po mundohej të shuante flakët që i kishin ardhur para banesës së vet. Braçe shkruan se të gjitha zjarret në vend janë të qëllimshëm dhe duhet të përgjigjen para ligjit të gjithë autorët.
"Shiheni; ky zjarr ne Asim Zenel është i vene me dore! Nuk ve dielli zjarr! Është një krim i rënde, i ndëshkueshëm! Te gjitha zjarret ne vend janë vene nga njeriu qe here është bari, here është bujk, por ne me te shumtën është kriminel, i qëllimtë deri ne vrasje! Ai qe ka vene zjarrin ne Asim Zenel është vrasës pas ngjarjes tragjike!
Policia njoftoi pak me pare për arrestimin e tre zjarrevenesve te qëllimtë ne jug te vendit. ILIR SKRAPALLIU-njeri prej zjarrvënësve dhe cilido duhet te paguajë shtrenjte shkrepësen e blere me te lire qe ndezën! Në këto ore kam një lutje"mos e ndiz atë shkrepëse,nuk është loje, e thjeshtë ta ndezësh por zjarrin se kontrollon dot me fryme siç fijen e shkrepëses!
Ndërkohë,pafund mirënjohës per zjarrfikës, rojtare te pyjeve, ushtare e oficere te forcave te armatosura, pilote, punonjës te emergjencave civile, police, vullnetare! Pune pa çmim!", shkruan Braçe.
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët që humbën personin e tyre si pasojë e zjarrit në Lunxhëri të Gjirokastrës. Meta i bën thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha forcat operacione të emergjencës dhe të organizojë urgjentisht operacione nga ajri.
"Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është thellësisht trishtuese. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, i uroj bashkëshortes së të ndjerit, e lënduar nga djegiet në trup, shërim sa më të shpejtë. I bëj thirrje Qeverisë, në veçanti Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të angazhohen seriozisht, me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit.Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private", tha Meta.
Meta përsërit thirrje që qeveria të kërkojë ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të ndihmojë si dhe ka kërkuar nga banorët që të bashkëpunojnë me autoritete për evakuimin e tyre në një vend të sigurt.
"Përsëris thirrjen për t'ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë.
Përcjell solidaritetin me forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në terren për fikjen e zjarreve dhe u bëj thirrje qytetarëve, në zonat me rrezikshmëri të lartë, të jenë sa më bashkëpunues me ta, veçanërisht për të zbatuar urdhrin e evakuimit, në rastet kur kjo është e domosdoshme", tha Meta.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shkaktimit të viktimës së parë nga zjarret në fshatin Asim Zenel në Lunxhëri të Gjirokastrës. Ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, Basha akuzon qeverinë se është e papërgatitur për raste të tilla. Basha shkruan se masat gjysmake të marra nga qeveria nuk po mundin të normalizojnë dot situatën me zjarret në vend.
"I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh", shkruan Basha.
Kryedemokrati kërkon bashkëpunimin e të gjithë banorëve që të largohen nga zonat e rrezikuara.
"Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve", tha Basha.
Viktima e parë nga zjarret u shënua në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër, ku humbi jetën nga asfiksia Andrea Haxhiaj, 64-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, e cila ka marrë djegie të rënda në trup. 64-vjeçari u gjet i pajetë në bahçen e banesës së tij, si pasojë e flakëve të përhapura. Bëhet me dije se i moshuari ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë. Bashkëshortja e tij ka marrë plagë të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës.
Ne flake jena tash 30 vjete.
PërgjigjuE dashur zonja ambasadore amerikane, nuk na duhen lutjet dhe as kovat bambi por ndihma konkrete serjoze. Ne vend qe te fusni hundet ne politiken e vendit filloni te jepni ndonje ndihme serjoze, jo qesharake
PërgjigjuE paske dhi fare