Një tjetër aksident është shënuar gjatë ditës së sotme, pikërisht në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini rreth 2 vite më parë.

Personi që drejtonte motorin është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksore të nevojshme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

e.gj/Shqiptarja.com