Vendim historik,ngrihet drejtësia
e re,çfarë do ndodhë në Shqipëri

Vendim historik,ngrihet drejtësia<br />e re,çfarë do ndodhë në Shqipëri<br>
Shqipëria është para disa zhvillimeve historike. Kuvendi i Shqipërisë, përmes kontestimit dhe rezistencës së opozitës shqiptare, ka hedhur dje një hap të rëndësishëm dhe vendimtar për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Komisionit parlamentar ad hoc, me anë të shortit, ka përzgjedhur për herë të tretë dhe të fundit kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy organeve kyçe të drejtësisë së re.

Kandidatët e përzgjedhur tashmë janë automatikisht anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi sipas ligjit, nëse Kuvendi nuk e miratohen dot listën me 93 vota, lista konsiderohet automatikisht e miratuar. Në kushtet kur PD dhe LSI nuk do të japin konsensusin, votimi i listës do të jetë një proces formal, pasi ajo mund të konsiderohet e miratuar që ditën e djeshme. Ky vendim u hap rrugën disa zhvillimeve zinxhir, me rëndësi të madhe për shqiptarët.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor, nga radhët e avokatisë, pedagogëve të drejtësisë dhe shoqërisë civile janë përzgjedhur Fatmira Luli, Alban Toro, Erion Muharremaj, Maksim Qoku dhe Naurela Llagami. Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga radhët e avokatisë, pedagogëve të drejtësisë dhe shoqërisë civile janë përzgjedhur Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj, Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe Alfred Balla.

Drejtësia jashtë duarve të politikës
Me votimin e djeshëm, drejtësia shqiptare ‘shpëton’ nga duart e politikës. Me zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, drejtësia shqiptare do të vetërregullohet bazuar në ligjet e miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi. Parlamenti pohuesja nuk ka më asnjë rol për të ndikuar në zgjedhjen e prokurorëve, gjyqtarëve apo hetuesve në asnjë prej organeve aktuale dhe të reja të sistemit të drejtësisë.

Asnjë parti politike, në pushtet apo opozitë, nuk do të mund të kontrollojë më segmente të drejtësisë. Sipas Kushtetutës së re, do të jetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që do të rendisë kandidatët sipas pikëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjedh 3 nga anëtarët me 93 vota, por nëse nuk bën dot 93 vota, lista miratohet automatikisht.

Nga ana tjetër, KLGJ rendit kandidatët për Gjykatën e Lartë. Kandidatët dekretohen nga Presidenti. Por, nëse ky i fundit nuk e dekreton njëri, KLGJ mund ta emërojë me shumicë votash. Praktikisht, Reforma në Drejtësi nuk i ka lanë më asnjë shteg politikës për të ndërhyrë në gjyqësor, siç ka ndodhur për 27 vite me radhë.

Çfarë do ndodhë?
Konstituimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë i hap rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Tek këto organe janë përqendruar të gjitha shpresat dhe pritshmëritë e shqiptarëve dhe Perëndimit për ndëshkimin e kokave të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

SPAK-u ende pa u ngritur është kthyer në tmerrin e pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që kanë abuzuar gjatë detyrës. Është gjithashtu frika më e madhe se krimit të organizuar në Shqipëri. Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Plotësimi me anëtarë i KLGJ-KLP
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë kanë nga 11 anëtarë secili. 10 anëtarë zgjidhen nga Kuvendit, ndërsa 12 anëtarë zgjidhjen nga gjyqtarët dhe prokurorët. Që të plotësohen këto dy organe, duhet që gjyqtarët dhe prokurorët të përzgjedhin, sipas një procedure të parashikuar në ligj, anëtarët e tjerë. Por, kandidatët nga gjyqësori për anëtarë të KLGJ dhe KLP, aktualisht po i nënshtrohen procesit të Vetingut.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin