Vendim i Qeverisë, ndryshon
struktura e shërbimeve në QSUT

Vendim i Qeverisë, ndryshon<br />struktura e shërbimeve në QSUT
TIRANE - Në mbledhjen e djshem të qeverisë është marrë një vendim për ndryshimin e strukturave të shërbimeve në qendrat spitalore. Këhstu njësia bazë e fakultetit në qendrën spitalore universitare  përbëhet nga “shërbime”, të cilat janë njësi diagnostikuese dhe  mjekuese themelore dhe formohen në bazë specialiteti. Shërbimet në qendrat spitalore universitare ndahen në shërbime me shtretër dhe shërbime pa shtretër.

Shërbimi me shtretër në qendrat spitalore universitare ka jo më pak se 30 shtretër. Shërbimi duhet të ketë shfrytëzim shtrati mbi 85%. Shërbimi duhet të ketë në përbërje të tij të paktën dy anëtarë efektivë si personel pedagogjik me tituj shkencorë. Numri i personelit mjekësor, që shërben në shërbimet e qendrës spitalore universitare, bazuar në numrin e shtretërve, miratohet me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt 08.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot