Vendimet e Disiplinës/ Gjobitet Vllaznia, Kamza përjashtohet nga Kategoria e Dytë

Vendimet e Disiplinës/ Gjobitet Vllaznia, Kamza përjashtohet nga Kategoria e Dytë

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për shkeljet e konstatuara në të gjithë kategoritë e futbollit në vend. Ndryshe nga herët e tjera vendimet për Superligën janë të pakta, me Vllaznisë e cila është gjobitur për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Ndërkohë Bylisi është paralajmëruar për ndërprerjen e takimit me Skënderbeun që erdhi si pasojë e kontenstimit ndaj arbitrave.

Për t’u veçuar është pezullimi i ekipit të Kamzës nga Kategoria e Dytë, pasi ka përsëritur shkeljen e mosparaqitjes në ndeshjet e kësaj kategorie.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
2. KF Tirana në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
3. KF Bylis në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të drejtuesve dhe futbollistëve duke tentuar të braktisin ndeshjen, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Rregulloret e FSHF.
4. Zyrtari i KF Erzeni Shkëlqim Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet m 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
5. KF Apolonia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. KF Kamza për mosparaqitje në ndeshjen ndaj KF Klosi veprim i përsëritur, në bazë të Nenit 89/2/e, 89/3 dhe 89/4 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike të Kategorisë së Dyte dhe Nenit 27/1 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritjen në një kategori më poshtë.
7. Lojtari i KF Butrinti Fabio Dhrami për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari i KF Butrinti Rinild Maraj për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. KF Selenica per dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille