Vendimet e Disiplinës/ Përjashtohet me 12 muaj Laskaj, dënohen me gjobë Tirana dhe Bylisi

Vendimet e Disiplinës/ Përjashtohet me 12 muaj Laskaj, dënohen me gjobë Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF si çdo të mërkurë ka bërë të dituara vendimet për shkeljet e konstatuara në të gjithë kategoritë e futbollit në vend. Ajo që bie më së shumti në sy është vendimi për përjashtimin me 12 muaj të djalit të presidentit të Laçit Pashk Laskajt, Kleo Laskajt. Në vendimet e Disiplinës thuhet se zyrtari i Laçit e ka pësuar si pasojë e sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Ndërkohë për sjellje të gabuar të spektatorëve është dënuar me gjobë Tirana dhe Bylis në masën e 200 mijë lekëve. Klubi i Tiranës është detyruar gjithashtu të paguajë dëmet e shkaktuara nga tifozët në stadium ‘Air Albania’.

Më poshtë të gjitha vendimet:

1. Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) dhe 65/4/a) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

4. Lojtari i KF Tërbuni, Rigers Dushku, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollisti.

5. Lojtari i FK Tërbuni, Serdar Zagani, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.

8. Lojtari i KF Erzeni, Djidjiwa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

10. Zyrtari i KF Lushnja, Dritan Cuko për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a) dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

11. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim te Nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.

12. Lojtari i KF Pogradeci, Emiljano Hidri për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

13. Lojtari i KF Lushnja, Ergys Alushi për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

14. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

15. Zyrtari i FK Skrapari, Antonio Dosti për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

16. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b) gjoba të zbatohet në masën 20%.

17. Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

18. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Brikeno Bizi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a ë KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Kristi Dhima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

22. Rrëzimin e kërkesës së FK Partizani U-19, për lojtarët Holgert Xhameta, Klei Çarçani, Semi Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

23. Refuzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Anxhelo Duka.

24. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Erzeni, Arjan Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Oltion Guri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

26. Rrëzimin e kërkesës së KF Egnatia, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë