Vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Tek Unaza e Madhe zonë e dedikuar për banesa sociale! Teatri te liqeni do të mbajë emrin e Mirush Kabashit

Tirane- Këshillim bashkiak i Tiranës ka marrë një sërë vendimesh sot. 

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri një zonë e dedikuar për banesat sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja si zona në zhvillim në rrugën “Hamdi Pepa”. I gjithë projekti do të financohet nga fondi i banesave sociale. Bëhet fjalë për të gjithë zonën që përshkruhet mes Unazës së Madhe, para se të shkohet te rruga “1 Qershori” dhe rrugës “Hamdi Pepa”.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se zona e re ku do ndërtohen banesat sociale, ka të gjitha shërbimet e nevojshme pranë. 

Bëhet fjalë për të ndarë një pasuri që është pronë e Bashkisë së Tiranës, për ta dedikuar për banesat sociale.  Bashkia e Tiranës ka mbledhur një fond të banesave sociale, të cilat jemi gati ta investojmë. Bëhet fjalë për të gjithë zonën që përshkruhet mes Unazës së Madhe, para se të shkojmë te rruga “1 Qershori” dhe rrugës “Hamdi Pepa”, aty kemi një treg ushqimor, ku sigurisht në ambiente e reja jemi po ashtu të gatshëm, që në pjesët e shërbimit të akomodojmë tregtarë, por është mëkat, që në një qytet që ka nevojë për banesa sociale, ne të përdorim atë hapësirë dhe një tokë që vlen shumë në Tiranë, ekskluzivisht vetëm për shitblerje. Ndërkohë, mund të përdorim katin e parë për shitblerje dhe katet e tjera për të strehuar njerëz. I kemi bërë të gjitha procedurat edhe për të marrë statusin nga Enti i Banesave, edhe për efekt të Hipotekës dhe shenjimit dhe rilevimit të zonës dhe gjykojmë që nëse marrim pëlqimin e Këshillit Bashkiak, është një zonë ideale për banesa sociale. Një zonë e aksesueshme, si  me makinë, autobus, me stacion të autobusit, një zonë që ka po ashtu shkollat afër. Sapo kemi bërë shkollën “1 Qershori”, ndërkohë që po përgatitemi për shkollat e reja prapë tek zona e lagjes Rilindja dhe Unazës së Madhe. Në këtë sens, i kemi parë edhe çështjet dhe le të themi ndërlidhjet mes komunitetin tashmë ekzistues”, tha Veliaj.

Gjithashtu këshilli bashkiak mori vendim të nderojë legjendën e artit shqiptar, Mirush Kabashi, duke i dhënë emrin e tij Teatrit tek Parku i Madh i Liqenit Artificial.

“ Duke i dhënë emrin “Mirush Kabashi” një hapësire që i dedikohet ekskluzivisht artit, ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por gjithashtu investojmë në një të ardhme ku vlerat artistike dhe kulturore do të lulëzojnë në zemër të qytetit, një nga pikat më të frekuentuara për të parë për të bërë dhe për të konsumuar art”, tha Veliaj. 

Mirush Kabashi, u nda nga jeta një vit më parë në moshën 75-vjeçare, është ndër artistët më të vlerësuar të historisë së teatrit dhe kinemasë shqiptare. Ai interpretoi mbi 100 role në teatër dhe 30 personazhe në kinematografi, ndërsa shfaqja e tij “Apologjia e vërtetë e Sokratit” mbetet një moment historik për kulturën tonë.

Po sot këshilli bashkiak mbajti një minutë heshtje në nderim të Arben Tafaj, ish-anëtar i këtij këshilli dhe një figurë e shquar në promovimin e vlerave kulturore dhe qytetare të kryeqytetit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Këshilli Bashkiak i Tiranës nderon Arben Tafajn me një minutë heshtje, Veliaj: Njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin

1733254412_keshillibashkiak.jpg

Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti sot një minutë heshtje në nderim të Arben Tafaj, ish-anëtar i këtij këshilli dhe një figurë e shquar në promovimin e vlerave kulturore dhe qytetare të kryeqytetit.

Tafaj, i cili ndërroi jetë së fundmi, ishte kryetar i shoqatës “Tirana,” një organizatë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet e tij dhe vlerësoi kontributin e Arben Tafajt, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm për qytetin.

“Bashkohem edhe unë me ngushëllimet për mikun tonë, Arben Tafajn, edhe për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë jo vetëm për Këshillin Bashkiak dhe grupin politik që përfaqësonte, po për shoqatën “Tirana” për “Sofrën Tironse”, për një sërë kontributesh. Kemi bashkëpunuar prej vitesh, që në kohën e ministrisë kur përfaqësonte një pjesë të të përndjekurve nga Tirana për çështjen e hapjes së dosjeve. Ka qenë jashtëzakonisht aktiv në emërtimet dhe shumë propozime që kemi marrë jo vetëm nga njësia 8, ku ai ka qenë aktiv, po edhe shumë njësi të tjera që përfaqësonin figurat e ndritura të Tiranës.

Eshtë në nderin e këtij këshilli që të kemi një emërtesë për atë që ka qenë propozuesi i shumicës së emërtesave të tironsëve të vjetër dhe me eksperiencë dhe për mikun tonë Arben Tafaj. Kur të jetë momenti i duhur, të gjitha grupet e përfaqësuara në Këshill Bashkiak, besoj se do të jemi i një zëri për të nderuar mikun tonë. Një kujtesë që pavarësisht bindjeve politike, teserave të ndryshme që mbajmë njerëzilliku duhet të triumfojë. Edhe njerzillëku ishte ndoshta karakteristika më e veçantë e tij. Kush e njihte e kuptonte që përtej njerzillikut nuk vinte asnjë dallim tjetër”, theksoi Veliaj.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare