TIRANE-Në mënyrë krejt të papritur kryeministri Rama ka mbledhur në selinë rozë ministra e deputetë për të raportuar dhe diskutuar disa nga çështjet kryesore. Kjo mbledhje me grupet strukturale mbahet pak orë para zhvillimit të tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në orën 17:00.
Dhe gjatë fillimit të tubimit Rama do të jetë në selinë rozë, pikërisht për të diskutuar mbi çështjet kryesore, ku përfshihet amnistia fiskale, reforma në drejtësi, raporti i Komisionit Europian dhe aksioni i OFL-së. Amnistia fiskale që u bë e ditur gjatë kongresit të PS-së, do të jetë një nga çështjet kryesore gjatë diskutimeve në selinë rozë.
Sipas gazetaret së Report Tv, Klesiana Omeri tha se gjatë orëve në vijim pritet që dhe grupet strukturale dhe ministra e deputetë të bëjnë raportime në mbledhje në lidhje me çështjet kryesore që kanë në ngarkim.
Në lidhje me tubimin e presidentit, mazhoranca dhe vetë kryeministri Rama e kanë cilësuar me ironi 'besëlidhjen' që Meta kërkon me popullin, si 'Besëlikja'. Kjo në fakt është hera e parë në histori që Presidenti mbledh popullin kundër qeverisë ose saj që ai e cilëson si 'grusht shteti'.