Vendimet e qeverisë/ 3 mld lekë për rindërtimin, Gjermania 28 mln euro për universitetet! Marrëveshje për decentralizimin dhe dixhitalizimin e bashkive

Qeveria shqiptare ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë, ku janë marrë edhe vendimet në kuadër të programit të qeverisë për mandatin e tretë qeverisës. Qeveria ka marrë vendim që t'i kalojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit 3 miliardë lekë për të vijuar punët me shpejtësi në terren në mënyrë që të përmbyllen në shtatorin e vitit 2022, të gjitha gjurmët e tërmetit të vitit 2019. Një tjetër vendim që është se janë kaluar 3 marrëveshje me qeverinë gjermane 20 milion euro hua dhe 8.5 milion euro grante për rikonstruksion me efiçencë energjie të godinave të universiteteve publike.

Mirela Kumbaro e rikthyer në qeveri si ministre e Turizmit njoftoi miratimin e një metodologjie gjithëpërfshirëse për menaxhimin e mbetjeve urbane që u kritikuan nga kryeministri Rama për situatën e krijuar gjatë sezonit turistik. Qeveria gjithashtu, sipas ministrit të brendshëm Bledi Çuçi miratoi edhe një fond të përbashkët me disa donatorë të huaj për dixhitalizimin e shërbimeve të pushtetit vendor.

'Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie. Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët  në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 2022.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si '5 maji', në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne. Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet KFW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion me efiçiencë energjie të godinave të universiteteve publike. Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.'- tha Ahmetaj.

Njoftimet e vendimeve të qeverisë, këtë herë janë njoftuar ndryshe, nga sa ka ndodhur më parë. Ka qenë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, të cilët njoftuan para ambienteve të kryeministrisë vendimet e marra, që lidheshin edhe me ministritë që ato drejtojnë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Qeveria marrëveshje me OKB për decentralizimin e pushtetit vendor, fond për dixhitalizimin e shërbimeve të bashkive

Një fond i përbashkët mes disa donatorëve dhe qeverisë shqiptare do të krijohet për të ecur para me reformën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe modernizimit të shërbimeve të qeverisjes vendore. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra që do të japin një fond për dixhitalizimin  e shërbimeve vendore së bashku me kontributin e qeverisë shqiptare.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se është firmosur një marrëveshje me programin e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara që ka në fokus decentralizimin e pushtetit vendor, program që do të quhet 'Start 3'

"Sot miratuam në mbledhjen e radhës një marrëveshje të rëndësishme midis programit të OKB dhe qeverisë Shqiptare, një instrument që është përdorur me sukses që prej vitit 2013 kur ne nisëm të implementojmë reformën territoriale. Është një instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në Shqipëri. Ky program është i treti në radhë që quhet 'Start 3' dhe bashkon disa donatorë që janë të përfshirën në reformën e decentralizmit në Shqipëri dhe modernizimin e  qeverisjes vendore dhe se bashku me qeverinë kanë krijuar një fond të përbashkët. BE, Suedia dhe Zvicra janë donatorët që i bashkohen. Kryesisht ky program dhe ky fond do të shkojë për të përsosur dhe modernizuar shërbimet në nivel lokal. Dixhitalizimi i shërbimeve ne qeverisjen qendrore duam ta çojnë edhe në atë vendore dhe një pjesë e fondit ta çojmë për dixhitalizimin  e shërbimeve vendore", tha ministri Çuçi.

Ora 16:34
Këshilli i ministrave: Miratuam metodologji të re për menaxhim më të mirë të mbetjeve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar një amendim me qëllim menaxhimin më të mirë të mbetjeve.

“Kemi miratuar amendim të një VKM ekzistuese, që ka të bëjë me mënyrën sesi menaxhohen mbetjet, është e rëndësishme të kuptojmë se një mirë menaxhim kërkon të dhëna të sakta, ai është një riamendim i asaj që ka qenë ku theksohet se njësitë e qeverisjes vendore duhet të përllogarisin mbetjet që kanë në territoret e saj. Situata që kemi në terren në momentin që duam të fusim instrumente për pastrimin e territorit ndeshet me mungesë informacioni nga pushteti vendor, dhe ka qenë një punë e gjatë e bërë nga ministria e Mjedisit. Me angazhimin e qeverisë për të ndjekur një nga objektivat më kryesorë të kësaj periudhe që ka të bëjë me pastrimin e territorit që nuk do të bëjë dot vetëm me bashkitë do të bëjë të mundur që metodologjia që do të na ndihmojë për të pasur në vëmendje një gjë të tillë. Duke filluar nga kjo javë ne do të jemi në terren për të pasur në vëmendje një të të tillë”, ka thënë Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bbbb: 22/09/2021 15:12

    Goxha foto aktuale nga mbledhja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes