Vendimet, ja si u lirua dy
herë nga gjykata, Klajdi Gjeçi
PDF1/Vendimi i Gjykatës/PDF2

Vendimet, ja si u lirua dy<br />herë nga gjykata, Klajdi Gjeçi<br />PDF1/Vendimi i Gjykatës/PDF2

Policia jep detaje të reja për Klajdi Gjeçin i cili u mor peng mbrëmjen së premtes nga 3 persona dhe u lirua pas disa orësh nga patrulla "Shqiponja" e cila po ashtu arrestoi edhe dy autorë të dyshuar të pengmarrjes. Një prej tyre ishte Kljedi Yzeiraj, i dyti Martin Seferi dhe i treti i shpallur në kërkim me inicialet E. Y.
 
Por Gjeçi nga ana e tij, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka qenë i proceduar penalisht për dy vepra penale "armëmbajtje pa leje" në vitin 2012 dhe "plagosje e rëndë" në vitin 2015. Por në të dyja këto raste Gjeçi është lënë i lirë nga gjykata. Shqiptarja.com zbardh vendimin e Gjykatë së Tiranës për pushimin e 2 çështjeve ndaj tij.
 
Në dhjetor të vitit vitin 2012, Gjeçi u arrestua për armëmbajte pa leje, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet dhe iu bllokua një armë zjarri pa leje pistoletë. Kontrolli u krye në bazë të dyshimeve të policisë, pasi Gjeçi hetohej se kishte gisht në vendosjen e eksplozivit në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës, më 8 dhjetor 2011.
 
Ai dyshohej se mund të ishte i përfshirë, si pjesë e grupit të Shullazit. Kjo pasi Shullazi ishte ndaluar dhe proceduar disa herë nga policia gjatë asaj periudhe. Pavarësisht se në banesën e Gjeçit, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, gjyqtari Kreshnik Omari, me një vendim të çuditshëm, e liroi Gjeçin.
 
Gjyqtari arsyetoi se edhe pse policia i kishte gjetur dhe bllokuar një armë zjarri në banesë Gjeçit, kontrolli nuk ishte kryer në kushtet e flagrancës. Edhe sipas vendimit të gjykatës, për kontrollin e banesës së Gjeçit, duhej të kishte pasur më parë një vendim gjykate.
 
Ndërkohë në datë 15 maj 2015 Gjeçi u akuzua për plagosje të rëndë të Enton Nushajt. Por edhe këtë herë Gjeçi u la i lirë pasi 4 muaj më vonë i dëmtuari tërhoqi padinë ndaj tij, duke dekalruar se mosmarrëveshjet mes tyre ishin sheshuar. Edhe në këtë rast vendimi duket i çuditshëm, pasi rastet e plagosjes apo krimet ndaj jetës nuk ndiqen me heqje dorë por ndiqen kryesisht nga organet e hetimit dhe të procedimit penal.



/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion