Vendimet për Çakon e Rroshin,PD:
Rama i ktheu në detyrë me presion

Vendimet për Çakon e Rroshin,PD:<br />Rama i ktheu në detyrë me presion
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se përmes presionit ndaj gjykatësve ka mundur që të lirojë nga akuza Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe të nxjerrë nga burgu kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Në një dalje për mediat, vetëm pak kohë përpara marrjes së vendimeve nga gjykata për Rroshin e Çakon zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka thënë se, Çako dhe Rroshi janë personazhe të krimeve: Përgjimeve dhe inkriminimit të pushtetit.

Ja deklarata e plotë e zëdhënëses Ina Zhupës 
Edi Rama ka shtuar presionin e tij kriminal ndaj gjykatave sot, duke kërkuar të mbyllë skandalin e përgjimeve, të rikthejë në detyrë Cakon dhe po ashtu të nxjerrë të lirë Elvis Rroshin.
Presioni dhe kërcënimet kriminale të Ramës ndaj gjykatave kanë ardhur në rritje prej ditësh dhe sot kanë njohur kulmin, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë për masën e sigurisë për Cakon, dhe gjykata e Tiranës do të vendosë për masën e sigurisë për Rroshin.
Cako dhe Rroshi janë personazhet kulminante të dy prej krimeve më të rënda të Edi Ramës, që janë përgjimet e paligjshme, dhe inkriminimi brutal i pushtetit.
Me shantazhet e paprecedenta ndaj gjykatave, Edi Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve të paligjshme, pasi është vetë i përfshirë.
Rama është në duart e Cakos, i cili do të flasë e do të tregojë nëse Edi Rama nuk i siguron paprekshmëri.
Presioni që po ushtron për Rroshin, është përpjekja e tij për të mbajtur trafikantët e banditët, e për të penguar dekriminalizimin.
Partia Demokratike i dënon me ashpërsi këto kërcënime kriminale ndaj gjykatës dhe i kërkon institucioneve të drejtësisë të vendosin të pandikuar nga Rama dhe të ndikuar vetëm nga ligj

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin