Vendimi: 43 vepra arti e objekte
të rralla udhëtojnë drejt Gjermanisë

Vendimi: 43 vepra arti e objekte<br />të rralla udhëtojnë drejt Gjermanisë
Dyzet e tre vizatime të autorëve të ndryshëm shqiptarë, të cilësuara si objekte të rralla me vlera unikale, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve do të udhëtojnë për në Dusseldorf-Gjermani.
 
Sipas vendimit të këshillit të ministrave, veprat e artit do të udhëtojnë për realizimin e ekspozitës “Rrugëtim shqiptar: Koleksioni i GKA-së dhe artistë bashkëkohës”, në kuadër të projektit “Nëntori shqiptar”, që do të zhvillohet përgjatë muajve nëntor - dhjetor 2015 në Dusseldorf.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi lejimin e lëvizjes, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të 43 vizatimeve të autorëve të ndryshëm shqiptarë drejt Dusseldorf-it”, shkruhet në vendim.

Gjithashtu në vendimin zyrtar janë përcaktuar dhe kriteret, ku lejimi i lëvizjes së veprave bëhet për periudhën 19 nëntor - 8 dhjetor 2015. Një nga kriteret është që ekspozimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të bëhet në përputhje me udhëzimin nr.2, datë 18.3.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për lëvizjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta kombëtare dhe unikale, për restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Me përgjegjësinë e lëvizjes dhe organizimit ngarkohet Galeria Kombëtare e Arteve, e cila duhet të kryejë shoqërimin dhe kthimin e veprave në vendin e origjinës, pas mbarimit të veprimtarisë. Ngarkohet me përgjegjësi gjithashtu edhe Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, kohët të të kryejë regjistrimin e lëvizjes së objekteve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet

Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet