Vendimi,Basha:Me 7 maj protestë në
Kavajë, s'regjistrohemi në zgjedhje

Vendimi,Basha:Me 7 maj protestë në<br />Kavajë, s'regjistrohemi në zgjedhje
Jo vetëm që nuk janë regjistruar si subjekte politike për zgjedhjet e 18 qershorit, ndonëse është dita e fundit e këtij afati ligjor, por partitë e koalicionit opozitar kanë marrë vendimin të jenë në protestë me datën 7 maj për të pamundësuar mbajtjen zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë.

Ky fakt është konfirmuar nga kreu i PD  Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në çadrën e lirisë në ditën e 52 të protestës.

“Koalicioni opozitar i mbledhur në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrimit, ka vendosur njëzëri, mosregjistrimin e opozitës deri në realizimin e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike. Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar rreth kësaj axhende dhe objektivi të madh patriotik, është mbajtja më datë 7 maj, në qytetin kaq simbolizues për demokracinë, për lirinë, në qytetin e Kavajës, të një proteste të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes një lëvizje popullore, paqësore dhe demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi”, tha Basha
 
Ajo që u vu re ndryshe në fjalën  e kryedemokratit ishte rikthimi në diskutimin e  votimit dhe numërimit elektronik.  Sipas tij teknologjia në zgjedhje bashkë me dekriminalizimin do t’i jepte  zgjidhje situatës e do të garantonin kushtet për mbajtjen  zgjedhjeve të lira, por Bashës autori i kriminalizimit nuk mund të zgjidhë këtë situatë duke qenë në karrigen e kryeminsitrit.

"Zgjidhjet që ne kemi parashtruar siç janë votimi biometrik elektronik që do të thotë automatikisht edhe numërim elektronik i votës, siç është kufizimi  i shpenzimeve në fushatë elektorale, kriminalizimi i shpenzimeve mbi këtë limit, financimi 100% publik i partive politike, dhe kriminalizimi i financimeve private, këto masa të forta dhe drastike janë të domosdoshme sepse e tillë është situata dhe të gjitha së bashku me zbatimin e plotë të Ligjit të Dekriminalizimit dhe luftën efektive kundër kultivimit të drogës dhe parave të drogës së vitit të kaluar, do të japin garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Autori politik i kriminalizimit të politikës së vjetër, i hashashizimit të republikës së vjetër, i asgjesimit të shanseve për reformë zgjedhore përmes zvarritjes, nuk mund të jetë edhe autori i zgjidhjes nga pozitat e kryeministrit", tha Basha.

Ndërsa kryedmeokrati Lulim Basha po mbante fjalën para mbështetësve të tij dhe lajmëronte një takim me të gjithë aleatët pasdite, një kapsolle e hedhur tek dera  e kryeministrisë është komentuar kështu nga Basha.

"Nuk ka nevojë për teshtima. Nëse je nga tonët, shëndet, por nuk ka nevojë më. Nëse s'je nga tanët, plaç dhe mos e bëj më", tha Basha.
 
Duke iu drejtuar shefit të mazhorancës, Edi Rama, Basha tha se PD ka gati ekipin e negociatorëve. Sipas tij, nga dialogu duhet të vijë zgjidhja dhe jo monolog fasadë.
 
"Negociatorët e PD janë gati të përgatisin dialogun, dialogun për zgjidhje, jo monologje fasadë sa për të kaluar radhën dhe për t'iu kthyer lojës së vjetër se kush e ka fajin. Kjo duhet dhe do të marrë fund", u shpreh Basha.
 
Kreu i PD iu rikthye edhe njëherë kërkesës për qeveri teknike.
 
"Zgjedhjet e lira, janë ilaçi për politikën e korruptuar. Vetëm qeveria teknike garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Fitorja me çdo kusht e kësaj beteje është një imperativ, nga i cili ne nuk do të tërhiqemi, derisa ta realizojmë
", tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij