Vendimi  Berisha merr dhe
Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare

Vendimi  Berisha merr dhe<br />Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare
TIRANE- Me një akt të posaçëm, qeveria ka vendosur të kalojë në vartësi direkte të kryeministrit Sali Berisha Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, nga vartësia ndaj Këshillit të Ministrave, që ishte deri tani. Kjo pason vendimin për të marrë nën kontroll edhe INSTAT-in dhe Agjencinë e Prokurimeve. Për këto dy të fundit duheshin bërë ndryshime në ligj dhe ka patur dje jo pak debate në Komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë, kontrolli mbi Shërbimet Qeveritare rregullohet me VKM.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare që nga dita e djeshme është person juridik në varësi të kryeministrit. Po kështu, ndryshon edhe një klauzolë tjetër e VKM-së së mëparshme. Më parë thuhej se ky institucion "zhvillon veprimtarinë e saj me vetëfinancim në perputhje me ligjin për ndërmarrjet dhe, për veprimtari të veçanta e specifike, subvencionohet nga buxheti i shtetit". VKM-ja e re e heq këtë kufizim të fundit dhe saktëson se "Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare financohet nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria e saj dhe nga buxheti i shtetit", pra nga buxheti, por jo vetëm në raste të veçanta, siç thuhej më parë.

Komisioni kuvendor i Ekonomisë mes debatesh ka miratuar vendimin e qeverisë për kalimin edhe të Institutit të Statistikave në varësi të kryeministrit. Opozita ka kundërshtuar ligjin, pasi sipas saj kështu statistikat do të kontrollohen nga kryeministri Berisha. Deputetja Mimi Kodheli, në emër të së majtës deklaroi se kur socialistët të vijnë në pushtet, ligji për statistikat dhe prokurimin do të ndryshojë sërish. "Ne do ta kalojmë INSTAT-in në varësi të Kuvendit", tha ajo. Pas debatesh, ligji është miratuar vetëm me votat e së djathtës. Përveç INSTAT-it, Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar edhe kalimin në varësinë e kryeministrit të Agjencisë së Prokurimit Publik.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset