Zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia është caktuar si pjesë përbërëse e grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ky vendim është firmosur nga zëvendëskryeministri, Erion Braçe

Besart Kadia zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin.

Kujtojmë se Besart Kadia ka qenë pjesë e strukturave këshilluese të Partisë Demokratike, por duket se tashmë ai ka zgjedhur të jetë pjesë e qeverisë dhe të jap kontributin e tij aty.