Vendimi: Deklarimi i tatimeve
Tani në mënyrë elektronike

Vendimi: Deklarimi i tatimeve<br />Tani në mënyrë elektronike
TIRANË – Tatimpaguesit do të mund t’i deklarojnë në mënyrë elektronike të dhënat e tyre lidhur me taksat apo numrin e të punësuarve.
Qeveria, këtë të mërkurë miratoi ndryshimet në ligjin e haruar rreth një vit më parë, “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike.”

Sipas këtij vendimi, deklarimi i detyrueshëm në organet tatimore, do të bëhet vetëm nëpërmjet formës elektronike. E njëjta gjë vlen edhe për të dhënat e dokumentit të listëpagesave e kontributeveve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe i të dhënave për ndryshimin e numrit të punonjësve, nga ana e të gjithë tatimpaguesve.

Sipas hartuesve të këtyre masave të miratuara nga qeverua, realizimi i deklarimit elektronik e tyre është një masë e rëndësishme që do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të administratës për minimizimin e evazionit në tregun e punës, saktësisë dhe lehtësimit të shkëmbimit midis institucioneve të të dhënave për kontributet e paguara nga subjektet dhe për punonjësit e tyre, me qëllim evidentimin e saktë dhe krijimin e historikut të kontributeve për çdo kontributpagues mbi bazën e të cilit ata do të marrin përfitimet përkatëse nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online