Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit. Në vendimin e saj, gjykatë vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj.