TIRANE - Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitraj të akuzuar për vjedhjen e 713 miliard lekë nga Thesari i Bankës së Shqipërisë është dënuar me vetëm 1.6 vite burg nga gjykata e Tiranës. Ndryshe nga sa ç’kishte kërkuar prokurori i çëshjes dënimin e tij me 15 vjet heqje lirie, përfundimisht Bejtja është dënuar me vetëm 1.6 vite burg, dënim ky që shumë shpejt të riut i jep lirinë. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se kjo masë e vogël dënimi ka ardhur si rezultat i ndryshimit të akuzave që i ka bërë gjykata e Tiranës këtij të pandehuri, ku ndryshe siç pretendonte prokuroria se Bejtja kishte bashkëpunuar me dajën e tij Bitraj dhe Mimoza Bruzian për vjedhjen e arkës së Thesarit të Shtetit, gjykata në vendimin e saj ka argumentuar se i riu nuk e ka kryer vjedhje, por ka pasur dijeni për këtë vjedhje dhe nuk e ka treguar ngjarjen tek instancat konkrete, polici, prokurori.

Për pasojë Klevis Bejtja është dënuar me vetëm 2.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Bejtja ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1.6 vite burg. Mësohet se këtë vendim prokuroria e Tiranës do e apelojë në gjykatën e Apelit.