Vetëm dy javë nga dhënia e vendimit për kthimin në detyrë të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, gjykata e Apelit Tiranë ka zbardhur vendimin. Sipas këtij vendimi të firmosur nga trupi gjykues me kryetare Marie Qirjazi dhe anëtarë Ervin Metalla dhe Fiqirete Mullaj, Gjykata e Shkallës së parë në vendimin e saj nuk ka arsyetuar lidhur me faktin se ku bazohet ajo dhe cilat janë kushtet që plotësohen në rastin konkret. Mësohet se argumentet kryesorë ka qenë rrezikshmëria e ulët e Çakos dhe përgjegjshmëria në detyrë.
Vendimi i Apelit
Në vendimin e saj Gjykata e Apelit argumenton se “…akti i pretenduar se shtetasi Haki Çako nuk duhet të vijojë të mbajë detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi ndikon mbi Institucionin dhe vartësit e tij, çmohet i pabazuar pasi nuk rezulton që nga ana e tij të jetë vepruar duke vënë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provës dhe cilat janë këto prova të cilat ndodhen pranë tij e nuk mund të merren apo të ndikohet prej tij”.
As prokuroria dhe as gjykata nuk kanë argumentuar dhe as treguar se cilat ishin shkaqet e bazuara për të menduar se kishte rrezik ikje prej tij. “Nuk rezulton që personi të ketë kryer lëvizje për të ikur. Gjithashtu referuar personalitetit të dyshuar si funksionar i lartë dhe me një karrierë profesionale të gjatë, gjykata nuk mund të mos kishte në konsideratë faktin se për shkak të rrezikshmërisë jo të lartë shoqërisë së tij, mungojnë rrethanat që e bëjnë të besueshëm rrezikun që ai mund të thellojë pasojat e veprës penale tashmë pas kryerjes së veprimeve të organit të procedimit për mbledhjen e provave të mundshme, referuar veprës penale për të cilën dyshohet personi nën hetim” thuhet në vendimin e 16 qershorit.
Gjykata e Apelit çmon se gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar siç duhet mungesën e rrethanave që të bëjnë të besosh se personi nën hetim mund të vërë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave. Në 7 qershor, Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra drejtorin Haki Çako dhe vendosi masën “arrest me burg” për dy zyrtarë të tjerë të policisë. Ata akuzohen nga Prokuroria për shpërdorim detyre në lidhje me hetimin e nisur për përgjime të paligjshme.
Paisja “IMSI Catcher”
Hetimet kanë filluar disa javë më parë, në bazë të një materiali procedural, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike. “Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore.
Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, se shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, ‘IMSI Catcher’, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit.
Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla”, thotë akuza qendrore.
Sipas saj, nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi ndër të tjera që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.Prokuroria thotë se Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë së gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizur nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com