Ndërtuesit në Tiranë duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve. Ky vendim i Bashkisë së Tiranës qëndron në fuqi, pasi Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak.
Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë, duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer. Kujtojmë se padia ishte regjistruar që më 13 dhjetor 2019 dhe u rrëzua nga relatori i çështjes Bari Shyti.
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin e 3% të sipërfaqes funksionale me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

Pjesë nga Vendimi i Gjykatës
-
Shume bukur. Atere pse nuk ndiqet e njejta praktike me truallin e zaptuar? Pse nuk kthehet ke pronari i ligjshem, qofte indivit, shoqeri apo shtet dhe gjithe ata qe kane zene truallin ne strehohen me te njejten formule ne ndertimet e reja? Zgjidhje gjithmone ka.
Përgjigju -
Kjo praktik ndiqet edhe këtu në Britani. Nuk ndikon as pak në ngritjen e çmimit përkundazi ndikon në ulje të çmimit të apartamenteve në treg. Duke u dhën me qera më të ulët banesat sociale atëher ndikon në uljen e qerave të tregut kështu që ulja e qeras do të thot ulje të çmimit të shitjes. Tung!
Përgjigju-
Në Angli po. Këtu banesat sociale do zihen nga ata që kanë nga 20 apartamente të tjera, dhe qeraja do jetë po ajo, në mos më e lartë, se nuk i plas.
-
-
Pra do rritet cmimi dhe 3 % bravo Lali.....
Përgjigju -
ndertuesi ate 3% e shton tek vlera (gjithsesi e larte) e apartamentit dhe na rrofte ....njerezit paguajne edhe taksa bashkie edhe taksen e ndertuesit po prape bashkise ....urime lalit ,vari lesht
Përgjigju -
Qe do te thote: efhr 3 % rritje cmimesh te banesave nga ndertuesit. Shteti ne vend te kontrolloje burimet e te ardhurave beht pjese ne konsum dhe oerfitim te te ardhurave gri
Përgjigju











Komente
Komento