Vendimi i Gjykatës, Isa Mustafa
'Deputetët vendosin për këtë vend'

Vendimi i Gjykatës, Isa Mustafa<br />'Deputetët vendosin për këtë vend'
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj janë takuar sërish për të biseduar për hapat e mëtejmë drejt formimit të qeverisë së ardhshme. Liderët e tri partive të bllokut thanë pas takimit se çdo pengesë e mundshme do të tejkalohet, për faktin se blloku e ka fuqinë e votës në Kuvendin e Kosovës. 

 Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj pas takimit në grupin parlamentar të LDK-së, u shprehen të vendosur për vazhdimin e procesit deri në ndërtimin e institucioneve të reja.
 
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i pyetur për atë se çfarë vendimi pret nga Gjykata Kushtetuese, tha se vendimin në favor ose jo, e kanë marrë deputetët e Kuvendit të Kosovës që e përfaqësojnë popullin.

“Prandaj gjykata mund të marrë çfarëdo vendimi, por deputetët janë ata që përfundimisht do të vendosin dhe kanë vendosur për këtë vend”, tha Mustafa.

Për pengesat që mund t’i dalin bllokut LDK-AAK-Nisma, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kanë qenë të vetëdijshëm.
 
Ndërsa kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, foli për qëndrueshmërinë e koalicionit LDK-AAK-Nisma, duke i quajtur spekulime të gjitha ato që fliten për mundësinë e thyrjes së koalicionit dhe afrimit me PDK-në.

Liderët e tri partive thanë se gjatë këtij takimi biseduan për hapat që do t’i ndërmarrin për qeverisjen e ardhshme për vendin dhe se janë duke punuar seriozisht në programin qeverisës. 
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato