V E N D I M
"NË EMËR TË REPUBLIKËS"
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga :
GJYQTARE: ENKELEDI HAJRO
me sekretare gjyqësore Asije Velcani, sot më 26.03.2015, me pjesëmarrjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqësuar nga prokurori Shahin Pasha, përfaqësuesit të IEVP Vaqarr Tiranë Marvina Spahiu, përfaqësuesit të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë, Erina Lesaj, pasi mori në shqyrtim kërkesën penale nr.175 Akti me :
KËRKUES : Lavdërim Tufa i biri i Xhevdetit dhe i Sabrijes i dtl 26.10.1976,
lindur e banues në Lundër Tiranë, me arsim 8 klasë, i martuar me
një fëmijë, me shtetësi shqiptare, përfaqësuar nga avokati
zgjedhur prej tij Ilir Murati me nr. 1216 license, aktualisht duke
vuajtur dënimin në IEVP “Jordan Misja” Fier .
OBJEKTI : Lirim me kusht.
BAZA LIGJORE : Neni 64 i Kodit Penal dhe neni 477 i K.Pr.Penale.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata pasi administroi aktet shkresore;
dëgjoi përfaqësuesin ligjor, avokatin mbrojtës të të dënuarit, që kërkoi pranimin e kërkesës dhe lirimin me kusht të të dënuarit Lavdërim Tufa;
dëgjoi përfaqësuesin e IEVP “Ali Demi” që deklaroi se, i qëndron mendimit të shprehur nga Komisioni të Vlerësimit të IEVP për lirimin e të dënuarit;
dëgjoi përfaqësuesin e Shërbimit të Provës që u shpreh se, i qëndron mendimit të shprehur në raportin e përgatitur nga ky Shërbim, i cili rekomandon lirim me kusht të të dënuarit Lavdërim Tufa;
dëgjoi prokurorin që u shpreh për pranimin e kërkesës së të dënuarit Lavdërim Tufa për lirimin para kohe me kusht, si të mbështetur ne prova dhe ne ligj, duke urdhëruar pezullimin e pjesës së mbetur të pavuajtur të dënimit prej një vit e tetë muaj e dhjetë ditë burgim dhe vënien e të dënuarit në prove për 3 (tre) vjet kohe, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari te mos kryejë vepër tjetër penale, të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Se nga kërkuesi Lavdërim Tufa është sjellë për gjykim kërkesa penale me objekt “Lirim me kusht” bazuar në nenin 64 të Kodit Penal.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se, sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit të përpiluar nga IEVP Vaqarr Tiranë me shkresën e datës 21.01.2015, i dënuari Lavdërim Tufa është dënuar me vendimin penal Nr.1723, datë 30.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke u deklaruar fajtor për veprat penale të “Vrasjes në rrethana ëe tjera cilësuese të kryer ne bashkëpunim kundër dy ose me shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” dhe në bazë të neneve 79/dh,e -25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim. Mbi ankimin e kërkuesit Lavdërim Tufa, Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj penal Nr. 540,datë 23.05.2012 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal nr. 1723, datë 23.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata e Lartë, me vendimin Nr. 1726, datë 20.11.2014 ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur nga Prokuroria e Apelit Tirane dhe i gjykuari Lavdrim Tufa kundër vendimit nr. 540, datë 23.05.2012 të Gjykatës se Apelit Tiranë.
Vuajtja e dënimit për të dënuarin Lavdërim Tufa ka filluar që nga data e arrestimit të tij më 22.01.2004.
Gjithashtu, nga dinamika e vuajtjes së dënimit rezulton se, deri më datë 21.01.2015, (data e përpilimit të dinamikës së vuajtjes së dënimit për këtë të dënuar) i dënuari Lavdërim Tufa Tufa ka vuajtur gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet, 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim. Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Gjykata ka pranuar kërkesën e të dënuarit Lavdrim Tufa për ulje dënimi, duke i ulur 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj nga dënimi i mbetur. Gjithashtu, i dënuari ka përfituar zbritje të kohës së dënimit me burgim në masën 2 (dy) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për shkak të punësimit të tij, gjatë kohës së qëndrimit në burg.
Nga dinamika e dënimit konstatohet se i dënuari ka fituar 1(një) vit ulje dënimi me anë të Ligjit “Për amnistinë” Nr. 22/2014. Deri më datë 21.01.2015 të dënuarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1(një) vit 10 (dhjetë) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim. Për pasojë, deri më sot datë 26.03.2015 të dënuarit Lavdërim Tufa i mbeten pa vuajtur edhe 1 (nje) vit, 8 (tetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
Ndërsa, sipas vlerësimit të sjelljes së këtij të dënuari, përpiluar nga IEVP “Vaqarr”, Tiranë me Nr. 42 Prot, datë 20.01.2015 rezulton se, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit në IEVP “Vaqarr”, Tiranë i dënuari Lavdërim Tufa ka manifestuar sjellje shumë të mirë gjatë qëndrimit në burg duke mos paraqitur rrezikshmëri shoqërore duke u vlerësuar pozitivisht sa i takon kritereve për pjesëmarrjen në programet rehabilituese dhe vlerësimit mbi personalitetin.
Për shkak të sjelljes shumë të mirë, i dënuari ka përfituar disa leje shpërblyese nga IEVP, për të shkuar pranë familjes, duke respektuar te gjitha rregullat ligjore dhe administrative.
Për rrjedhojë dhe Komisioni i Vlerësimit të Sjelljes së IEVP “Vaqarr” Tiranë në vlerësimin e sjelljes së të dënuarit Lavdërim Tufa është shprehur se, koha e vuajtur e dënimit e ka arritur qëllimin e riedukimit dhe rehabilitimit të të dënuarit, çka u konfirmua edhe nga përfaqësuesi i IEVP gjatë seancës gjyqësore.
Në raportin vlerësues të Shërbimit të Provës të datës 19.03.2015 është arritur ne konkluzionin se nëse gjykata do te vendose lirimin me kusht të kërkuesit Lavdërim Tufa, perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e konsiderueshme. Kërkuesi ka paraqitur një kontrate pune te datës 01.03.2015 me shoqërinë “Bio Lundra” me përfaqësues ligjor shtetasin Besnik Xhani, i cili merr përsipër punësimin e tij, nëse Gjykata vendos lirimin e tij me kusht.
Në bazë të nenit 64 të K.Penal, i dënuari Lavdërim Tufa që është dënuar me 20 vjet burgim me vendim të formës së prerë, duhet të ketë vuajtur efektivisht 15 vjet burgim, pa llogaritur një vit që ka përfituar me amnistinë e dhënë me ligjin nr. 22/2014, që të plotësojë kohen 3/4 për te pretenduar per lirim para kohe me kusht,gje qe dokumentohet se e ka plotësuar, pasi ka shlyer deri ditën e sotme 18 vjet e 3 muaj e 20 dite burgim, i mbeten për të vuajtur edhe 1 vit,8 muaj e 10 dite burgim,sipas dinamikes se paraqitur nga IEVP Vaqarr Tirane me 21.01.2015 dhe ky është kushti themelor për të shqyrtuar kërkesën per lirim para kohe me kusht.
Neni 64 i Kodit Penal parashikon se, i dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim. Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
Zbatimin e nenit 64 të K.Penal, ligjvënësi e ka kushtëzuar me ekzistencën e arsyeve të veçanta, por duke mos konkretizuar llojin dhe natyrën e këtyre arsyeve, as duke mos kufizuar gamën e tyre, gjykata, duke u nisur nga rrethanat e tjera të dukshme që rezultojnë gjatë gjykimit të çdo kërkese konkrete, duhet të çmojë vetë dhe të arrijë në konkluzione logjike dhe të drejta, rast pas rasti dhe për çdo person konkret të dënuar që bën një kërkesë të tillë.
Gjatë seancës gjyqësore, rezultoi e provuar se i dënuari Lavdërim Tufa plotëson kushtet ligjore për të përfituar lirimin me kusht sepse:
konstatohet dhe provohet ekzistenca e arsyeve të veçanta, pasi kërkuesi ka paraqitur gjendjen e rëndë familjare, në përbërjen e të cilës ka dy prindër te moshuar dhe me probleme shëndetësore të dokumentuara, bashkëshorten të sëmurë mendore (të provuara këto me kartelat dhe konfirmimet nga spitali amerikan në Tiranë), një fëmijë të mitur, si dhe një vëlla invalid me prapambetje mendore, i cili e ka të domosdoshme përkujdesjen e vazhdueshme për të.
vlerësimi i Komisionit IEVP Vaqarr Tiranë ka vlerësuar pozitivisht qëndrimin e të dënuarit duke provuar se vuajtja e deritanishme e dënimit ia ka arritur qëllimit për edukimin e tij;
ka vuajtur më shumë se tre të kartërtat e dënimit të dhënë;
i dënuari nuk rezulton të ketë bere kërkesë në Gjykatë,e cila të jetë rrezuar me vendim të formës se prerë gjatë gjashtë muajve të fundit, që do të përbënte pengese ligjore për shqyrtimin ne themel te kërkesës për lirim para kohe me kusht;
kërkuesi nuk është i dënuar përseritës për krime te kryera me dashje, si dhe për vepra penale të parashikuara nga nenet 78/a,79/a,79/b,79/c, apo paragrafi i trete i nenit 100 te K.Penal, për të cilët nuk lejohet lirimi para kohe me kusht sipas nenit 64 të Kodit Penal.
Duke i analizuar veç e veç dhe ne lidhje me njëra tjetrën provat e shqyrtuara dhe te administruara ne seance gjyqësore, bazuar në kërkesat e nenit 64 të Kodit Penal dhe Nenit 477 të K.Pr.Penale,Gjykata cmon se kërkesa duhet pranuar si e mbështetur në prova dhe në ligj.
PER KETO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 379, 384 e 477/1 të K.Pr.Penale,
VENDOSI
- Pranimin e kërkesës.
- Lirimin me kusht të të dënuarit Lavdërim Tufa, i datëlindjes 28.10.1976, dënuar me Vendimin Nr. 540, dt. 13.02.2013, të Gjykatës së Apelit Tirane, i cili ka lënë në fuqi Vendimin nr. 1723, date 30.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, duke urdhëruar pezullimin e pjesës të mbetur pa vuajtur të dënimit prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim, për një kohë provë prej 4 (katër) vjetësh, me kusht qe gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale.
- Në aplikim të neneve 60/1 e 61 te Kodit Penal detyrohet i dënuari Lavdërim Tufa që gjatë kohës së provës të ushtrojë një veprimtari profesionale, si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Lavdërim Tufa nga IEVP “Jordan Misja” Fier, në qoftë se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim ne Gjykatën e Apelit Tirane brenda afatit ligjor.
U shpall sot në Tiranë, me datë 26.03.2015.
S E K R E T A R E G J Y Q T A R E
ASIJE VELÇANI ENKELEDI HAJRO