Vendimi i Gjykatës, Meta
takon Berishën e Bashën

Vendimi i Gjykatës, Meta<br />takon Berishën e Bashën
TIRANË – Intensifikohen takimet e kryeministrit Berisha me aleatin e tij të pas 2009-ës, Ilir Meta. Por, ditën e sotme në takimin Berisha – Meta mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Burimet thanë për Shqiptarja.com se tre politikanët e lartë kanë biseduar në ambjentet e hotel “Rogner” në Tiranë, pasi kanë marrë pjesë në inaugurimin e një spitali privat, ku ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist Kastriot Islami. Takimi mes tre politikaneve ka qenë private, ndërkohë mësohet se ajo zgjati rreth dy orë dhe më pas ata janë larguar pa dhënë asnjë koment. Të parët që kanë dalë kanë qenë Berisha dhe Basha, ndërkohë që kryeministri ka përshendetur nga xhami i makinës gazetarët që prisnin jashtë ambjenteve të Rognerit. Pak më vonë ka dalë dhe kreu i LSI, Ilir Meta.

Ky është takimi i dytë i kryeministrit me kryetarin e LSI, brenda pak ditësh.

Më 16 janar Gjykata e Lartë pritet të japë vendimin për Ilir Metën , i cili akuzohet nga prokuroria për korrupsion e për këtë është kërkuar të dënohet me 2 vite burg.

BERISHA DJE: VERA E METËS ËSHTË E MIRË
Kryeministri Berisha e ka konsideruar takimin e tij me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e këtij të fundit si diçka normale që ndodhte shpesh, nisur nga fakti se ata ndanin përveç politikës dhe miqësi personale. Në pritjen e zhvilluar për mediat dje, Berisha i pyetur nga gazetarët për takimin e tij të dy ditëve më parë me Metën theksoi se ushqimi dhe vera kishin qenë mbresëlënëse. “Meta më kishte ftuar në një darkë që unë nuk mund ta refuzoja. Unë me Ilir Metën takohem në fakt çdo 3-4 ditë. Ushqimi ishte i shkëlqyer, por vera ishte edhe më e mirë, ishte e shkëlqyer”, mësohet se është shprehur Berisha për këtë takim që ngjalli kureshtje. Nga ana tjetër Ilir Meta nuk ka pranuar të komentojë dje për darkën e gjatë që zhvilloi me Berishën në shtëpinë e tij, në zonën e Bllokut në Tiranë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga