Vendimi i Gjykatës/ Një muaj të liruar, apeli kthen në qeli abuzuesit me pronat në bregun e Spillesë

Katër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë, kanë gëzuar lirinë e tyre vetëm një muaj, pasi mbrëmjen e djeshme janë riarrestuar sërisht, për shkak se Gjykata e Apelit Durrës, ka urdhëruar arrestimin e Nezir Leçinit, Dritan Kazazit, Aldo Kila dhe Agron Xhelezit.

Vendimi i Apelit rrëzonte poshte vendimin e gjykatës së Kavajës dhe më konkretisht të gjyqtarit Paulin Çera, i cili në muajin shtator 2018 vendosi ti ndryshojë masën e sigurisë katër personave të sipërcituar, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Policia e Kavajës realizoi mbrëmjen e djeshme arrestimin e katër personave të akuzuar nga prokuroria për tjetërsimin e 56 ha tokë në zonën e Spillesë. Ndërkohë që dy personat kryesorë të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Kavajës Seid Cikalleshi dhe Ilir Kaja, vijojnë të jenë të lirë, pasi Gjykata e Apelit Durrës vendosi që ata të qëndrojnë në masë sigurimi “arrest në shtëpi”.

Nëntë personat

Të 9 personat akuzohen nga prokuroria për tjetërsimin e 36 hektarëve bregdet. “Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes”, thotë prokuroria. Prokuroria bën me dije se ishte vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit kohë më parë dhe kishte ndërhyrë në Korrik 2017,“duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren”.

Prokuroria e Kavajës thotë se kjo sipërfaqe e tokës, e shpërndarë në katër parcela, u ishte dhënë banorëve të ndryshëm në kundërshtim me aktet ligjore që rregullonin procesin e marrjes së tokës në pronësi. “Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të falsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet”-thotë prokuroria.

Dy kallëzimet për abuzimet me pronat

Prokuroria e Kavajës thotë se hetimet kishin filluar pas një referimi nga Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe kallëzimit të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë. Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave. Ky është hetimi i dytë për tjetërsimin në këtë mënyrë të pronave në zonën e bregdetit të Kavajës.

I pari u filloi pas një denoncimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në qershor të vitit 2014, i cili gjeti mbi 100 tituj pronësie të regjistruara në kundërshtim me ligjin në zonat bregdetare të Spillesë, Gosës, Vilë Bashtovës, Karpen, Kryemëdhenj dhe Golem.Hetimet e prokurorisë zbuluan atëherë 76 hektarë të falsifikuara sipas saj me të njëjtën formë në Gosë, ndërsa arrestuan pesë persona ndër të tjerë edhe ish-kryetarin e Komunës Gosë Sinan Shala. Gjykata e Kavajës më 21 tetor të vitit të kaluar vendosi të dënonte me akuzat e shpërdroimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, katër prej pesë të pandehurve të asaj dosje.

Ish-zyrtarët e e riarrestuar 

Nezir Leçini - ish shef i kadastrës në Kavajë

Agron Xhelezi - ish kryetar i komisionit të ndarjes së tokës

Aldo Kila - ish jurist në hipotekën e Kavajës

Dritan Kazazi - ish hartograf në hipotekën e Kavajës

Të liruar në korrik 2018

Said Cikalleshin - Ish drejtues Hipoteke

Andi Gjeci - ish jurist i hipotekës

Ilir Kaja ish-zyrtar i komunës Kryevidh

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij