Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën, PD: Një hap drejt vendosjes së drejtësisë! Rithemelimi akuza gjykatës: Legjitimoi 1 skandal procedural

Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën, PD: Një hap drejt vendosjes së drejtësisë! Rithemelimi akuza gjykatës: Legjitimoi 1 skandal procedural

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Në vendimin e kësaj të mërkure Gjykata detyron Apelin të marrë vendim në themel për vendimin e mëparshëm të Agron Zhukrit.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë më e pakënaqur ka mbetur pala e Rithemelimit të Berishës, të cilët kërkonin mos legjitimin e ankimit të PD zyrtare si jo palë në proces, i cili do të çonte në anulimin si të paligjshëm të procesit në apel, duke bërë automatikisht fuqiplotë vendimin e Zhukrit.

‘Prishja e vendimit te Gjykatës se Apelit dhe kthimi i çështjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedural njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj ndërkohë qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!  Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykatës se Apelit për moslegjitimim te ankuesit dhe lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane!’- shkruan avokati i Rithemelimit Genc Gjokutaj.

Fitore e konsideroi Partia Demokratike zyrtare pasi vetë kishte kërkuar zgjidhjen në themel të çështjes, edhe pse thotë se zgjidhja përfundimtare duhet të ishte bërë nga Gjykata e Lartë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”- tha PD zyrtare.

Konflikti Berisha-Basha në PD nisi 9 shtatorin e vitit 2021, kur ish Kryeministri u pezullua nga grupi parlamentar demokrat, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Të dy palët zhvilluan kuvende, Berisha më 11 dhjetor 2021 dhe Basha një javë më pas, më 18 dhjetor. Në marsin e vitit 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri vendosi si të ligjshëm Kuvendin e Berishës, vendim që u rrëzua nga Apeli


Lajmi kryesor:

Gjykata e Lartë: Vendimin për fatin e vulës së PD duhet ta marrë Apeli! Nëse rrëzohet 'Zhukri', vula i mbetet Bashës! Legjitimohet Alibeaj palë në proces


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat