Vendimi i KLGJ-së/ Rinis puna në gjykatat e qarkut Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Vendimi i KLGJ-së/ Rinis puna në gjykatat e qarkut Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Këshilli i Lartë Gjyqësor me anë të një vendimi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në disa gjykata të qarkut Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Shërbimet gjyqësore në këto tre qarqe u pezulluan pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51-viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.

Vendimi sipas njoftimit të KLGJ-së, është marrë pas informacioneve të marra nga kryetarët e disa gjykatave që ushtrojnë veprimtarinë në qarkun Tiranë, Durrës dhe Lezhë është marrë vendimi për rifillimin e punës në datën 5 dhjetor.

Veprimtaria e shërbimeve gjyqësore do të nisë në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit, Tiranë, Gjykata Administrative e shkallës së parë Tiranë, Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda Tiranë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, Gjykata e rrethit gjyqësor Krujë, Gjykata e rrethit gjyqësor Kavajë, Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'