Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka hedhur poshtë aktin e KKT për pezullimin e lejeve të ndërtimit nga vendorët nuk prapëson vendimin e INUK për bllokimin e punimeve tek pallati 17-katësh pranë digës së liqenit artificial Tiranë. Kjo, pasi ajo anulon vetëm një ndër argumentat e shumtë, në bazë të të cilëve mbështetet
ky vendim i Inspektoriatit Ndërtimor.
INUK ka argumentuar se vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr. 9967/7 datë 01.08.2014, botuar më datë 25.09.2014, nuk është i shoqëruar me planvendosjen e objektit dhe të dhënat teknike e kondicionet urbane që duhet të shoqërojnë vendimin, sipas ligjit në fuqi. Pra vendimi është botuar i pjesshëm dhe i mungon pjesa më e rëndësishme e tij, ajo ilustruese. Nuk është i botuar asnjë dokument që i përket Vendimit të Kryetarit të Bashkisë për miratimin e fazes së dytë të planit të
detajuar vendor të nënnjësisë strukturore 5/33, zona A2/1, ku thuhet se është bazuar ky vendim.
Si rrjedhojë e mungesës së dokumentacioneve të botuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, asnjë nga vendimet e Planeve të Detajuara Vendore nuk ka hyrë në fuqi. Nga ana tjetër, vendimi i Kryetarit të Bashkisë përcakton kushte dhe kjo nuk është e pranueshme apo normale në një leje zhvillimore ndërtimi. Po kështu, Komiteti i Digave
ka konstatuar pavlefshmëri për studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga.
Të gjitha këto argumenta nuk preken nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizon vetëm një ndër argumentat. Konkretisht, INUK, ndër të
tjera, gjykonte se vendimi për lejen e ndërtimit është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi juridike. Vendimi është marrë pas dates 22.08.2014, kur KKT pezulloi dhënien e lejeve të zhvillimit nga Kryetarët e Komunave dhe Bashkive deri në konstituimin e njësive të reja vendore. Ky argument rrëzohet, por ai është vetëm një ndër shumë të tjerë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 Janar 2015) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com