TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është shprehur se nga ana e tij, Kuvendi i Shqipërisë do ta presë me respekt vendimin e marrë dje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rrëzimin e kërkesës së Presidetit Bujar Nishani për shpalljen si antikushtetuese të ligjit për KLD-në, por u pranuar pjesërisht kërkesa e Partisë Demokratike
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Nenin 4, që ka të bëjë me shkarkimin e anëtarëve të KLD-së, me anë të të cilit u larguan nga kjo detyrë ish-zëvendëskryetari Elvis Çefa dhe ish-anëtarit Lulzim Lelçaj.
Por pavarësisht kësaj, kryeparlamentari Meta është shprehur se nga ana e tij Kuvendi do ta shohë me respekt vendimin e Kushtetueses, pasi siç tha ai, ky vendim nuk ka ardhur ende në Parlament.
"Do të shohim me shumë qetësi çdo akt të Gjykatës Kushtetuese të zbardhur, dhe do të jemi shumë të vëmendshëm. Do ta shikojmë kur vendimi të mbërrijë tek ne. Do të tregojmë vëmendjen dhe respektin maksimal. Është Kuvendi ai që do të vendosë." tha Meta
Ditën e martë gjykata kushtetuese Gjykata ka rrezuar kërkesën e kreut te shtetit për te shpallur anti-kushtetues nenin 7 te ligjit per Këshillin e Larte te Drejtësisë. E për rrjedhojë Presidenti i Republikës ka humbur një tjetër betejë ndaj maxhorancës në Gjykatën Kushtetuese. Në ankimin e tij kreu i shtetit kërkonte që të shfuqizohej neni 7 që detyron presidentin të propozoje nënkryetarin e KLD nga radhët e anëtareve qe zgjidhen nga parlamenti.
Ndërkohë kjo Gjykatë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen anti-kushtetues të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kushtetuesja ka shfuqizuar vetëm Nenin 4 të tij, që parashikonte shkarkimet e anëtarëve si në rastin e dy prej tyre Çefa dhe Lelçaj. Ndërkohë që të enjten Gjykata do të shqyrtojë padinë e vetë KLD kundër këtij ligji.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1940
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52
-
VIDEOLAJM/ Uragani Milton drejt Floridës, Biden: Do të jetë stuhia e shekullit
9 Tetor, 22:51
-
'Organizata Gulen ka eksponentë edhe në ushtri', eksperti: Janë të rrezikshëm për një demokraci të brishtë si Shqipëria
9 Tetor, 22:35
-
Erdogan nesër për inaugurimin, nënkryetari i KMSH-së: Xhamia e Namazgjasë do ta menaxhojë fondacion i kryesuar nga Myftiu i Tiranës
9 Tetor, 22:25
-
'Erdogan po vjen si Kalif', ish kreu i arkivave: Turqia nuk mund të na diktojë politikën e brendshme
9 Tetor, 22:16
-
Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani
9 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit
9 Tetor, 22:01
-
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, vërshojnë përrenjtë në zonën e Zadrimës! Disa banesa të përmbytura, evakuohet një familje (VIDEO)
9 Tetor, 21:53
-
Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Ishte duke ecur, makina përplas të moshuarin në Lushnjë! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
9 Tetor, 21:32