Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të mos lejuar kandidimin në zgjedhjet lokale të kryetarëve të bashkisë që kanë më shumë se tre mandate njëri pas tjetrit. Për të kaluar kjo kërkesë, duheshin 5 vota, por u morën vetëm 4 pro. Kundër votoi vetëm kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i cili është propozuar nga Partia Republikane, aleate e Partisë Demokratike. Tani rruga ngelet Kolegji Zgjedhor.
Pavarësisht vendimit të sotëm të KQZ-së, burime nga Partia Socialiste thanë për Report Tv, se përsakohë ligji për qeverisjen vendore është i tillë që një kryebashkiak nuk mund të ketë më shumë se 3 mandate të njëpasnjëshme, vetë socialistët do të ndjekin këtë linjë, duke mos i rikandiduar kryebashkiakët me 3 mandate.
PS kërkoi që të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, të mos kenë më mundësi për të kandiduar sërish në zgjedhjet që pritet të mbahen 30 qershor të 2019-ës. PS i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos pranohej kandidatura e asnjë kryebashkiaku që ka tre mandate, sipas ligjit të ri.
Kështu, Partia Socialiste, do t'i mbyllte rrugën për rikandidim, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Qazim Sejdinit të Elbasanit, por edhe Xhelal Mziut të propozuar nga PD, që drejton bashkinë e Kamzës, të cilët janë në pushtet prej mëse tre mandatesh.
Në të njëjtat kushte është edhe Fiqiri Ismaili, kryetar i Bashkisë së Vorës. Në Poliçan po ashtu, Adriatik Zotkaj, kryebashkiaku aktual, ka në pushtet që nga vitit 2003, në mandatin e parë i zgjedhur nga PBDNJ, dhe më tej nga Partia Socialiste. Njëjtë dhe Zef Hila i kandiduar nga PD, që drejton bashkinë e Vaut të Dejës, etj. Gjithashtu, minoritari Edmond Themelko nuk do të mund të kandidonte më në Pustec.
Ligji për qeverisjen vendore i ndryshuar në vitin 2015, e përcakton se kryetari i Bashkisë mund të ushtrojë vetëm tre mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë. Dhe mund të ketë të drejtë të rikandidojë vetëm pas një shkëputjeje, pra jo më shumë se tre mandate njëra pas tjetrës. Ndërkohë edhe pse ligji ka ekzistuar, interpretimet që i janë bërë prej kryebashkiakëve, kanë qenë të tilla që i hapnin shteg kandidimit të tyre, pra të kryetarëve me më shumë se 3 mandate, edhe në këto zgjedhje të 2019-ës. Sipas tyre, ligji hyn në fuqi në momentin që është miratuar (2015), dhe nuk ka fuqi prapavepruese.
Are Kelmmend nuk dua te dije per asnje force politike sepse e di mire nga cfar materjali perbehen,Vangjush Dakon nuk e di cfar ka bere, ndersa Qazim sejdinin enjoh mire pse perkrahni figura tetilla jeni i nje ketegorie me Qazon a po te ka cuar ndo nje porosi dhenderri iQazos turp nuk meritoni tpaguheni me taksat popullit Shqiptare.
PërgjigjuJu lutem, beni te njejten gje edhe per pozicionin e kryeministrit!!
PërgjigjuPse ca ka PS qe u merzit nga kandidatet me 3 mandate. Po mos kishte Dakon e Durresit PS nk do kishte fare elektorat . Dako i fitoi zgjedhjet 3 here rresht pa patur nevoje per suportin e PS. Dhe qetetaret ne Durres do e rivotojne sa here te kandidoje.
PërgjigjuTamam rrusha ta votoni sa herë të kandidojë...
pa lidhje fare ,ps po te doje si kandidon fare dhe zgjidhet ceshtja,ska pse ben kerkesa ne kqz fare ..qesharake
PërgjigjuBravo
PërgjigjuKeta te Ps Sikur mbeshtesin popullin ,,, po meqe i do pupulli pse mos kene me shume se 3 mandate. Apapapa Xhelali sa i forte na qenka
PërgjigjuME NE FUND ZHDUKET GEZIM ENVER HOXHA I MALIQIT....
PërgjigjuPo shum mir ja bejn qe te treve ktyre pa perjashtim
PërgjigjuZhduket perfundimisht Gezim Topciu (Enver Hoxha ) i Maliqit!
PërgjigjuPo Zef Hila i bashkise Vau Dejes qe ka nja 6 apo ndoshta edhe 7 mandate ne ate funksion nuk ju del kund neper lista juve???!!!!
PërgjigjuPO une do dal i pavarur se me bie me mire... keshtu qe i shpetoj varjes...!!! me pushkatim nuk ka meeee....
PërgjigjuZef Hila i Vau-dejes ka ka disa mandate: 2 mandate ne ish komunen e Barbullushit; 2 mandate ne ish komuna Bushat; 1 mandat sot si kryetar bashkie i Vau-dejes....
PërgjigjuI ka hyre frika deri ne place Rames dhe kapet me figura te rendesishme ne PD sic eshte Mziu
PërgjigjuPo normal sepse Sejdini do ikte, Dako rrezikon burgun. Mziut ja jane friken sepse e sigurt qe do fitoje. Kercenim i hapur nga PS
PërgjigjuKsaj I thone te qerosh pataten me duart e tjetrit (KQZ).. Po kjo PS le te marre nje vendim te brendshem njehere qe te mos kandidoje persona me tre, apo dy mandate.
PërgjigjuPo Fiqiriu i Vores apo eshte krushk me Fatmir Gerdecin
Përgjigju